Ditmir Bushati, Lindita Nikollaj, Blerina Gjylameti janë tre nga drejtuesit e qarqeve të rëndësishme në vend të cilët janë shkarkuar ditën e djeshme live nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Ndërkohë mësohet se ditën e sotme, Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave kabinetin qeveritar.
Kujtojmë se ditën e djeshme përveç të tjerave, Rama paralajmëroi kruyebashkiakët e rinj për punësimet në administratën e pushteti vendor, ndërsa në mbledhjen e sotme mësohet se do është diskutuar për zgjedhjet e 30 qershorit dhe lëvizjet që priten të nisin shtatorin e ardhshëm që duke marrë parasysh situatën politike në të cilën ndodhet vendi.
Ndërkohë, ndruyshe nga zakonisht kur mbledhjet e kabinetit zhvillohen në godinën e kryeministrisë, nuk dihet pse sot Rama ka zgjedhur një tjetër ambient.
Nga ana tjetër dita e sotme ka qenë e mbushur me zhvillime tek Teatri Kombëtar ku ka pasur përplasje të herëpashershme midis protestuesve dhe efektivëve të policisë së rendit dhe asaj bashkiake.