Një grup protestuesish kanë arritur të futen brenda godinës së Teatrit Kombëtar pavarësisht këmbënguljes dhe rezistencës së efektivëve të Policisë.
Ndërkohë në ambientet e brendshme të Teatrit këta të fundit janë filmuar ndërsa që qytetarët iu flasin ata kthehen me kurriz nga kamerat dhe kokën ulur.
Artistët dhe protestuesit kanë bërë thirrje vazhdimisht ndaj forcave të rendit për mospërfshirjen e tyre në mbrojtje të paligjshmërisë.
Ndërsa mësohet se para pak ççastesh është bërë edhe ndërprerja e energjisë elektrike, lëvizje e çila mund të pasojë me tentativën përfundimtare për futjen e mjeteve për të shembur godinën.
(F.GJ/FAXWEB.AL)