Gjashtë anëtarë të një familje janë ekzekutuar mbremjen e të enjtes në Kajzerica të Zagrebitm, në një nga krimet më të rënda që nga pavarësia e Kroacisë.
Siç raporton “Jutarnji List”, një person ka ekzekutuar me gjakftohtësi tre gra, dy burra dhe një fëmijë 10 vjeçar.
Ndërkaq që është zbuluar se vrasësi quhet Igor Nadj, 36 vjeç, taksist nga Vukovari, i cili gjithashtu kreu vetëvrasje disa orë më pas.
Viktima të kësaj vrasje makabre janë tre gra, dy burra dhe një fëmijë i moshës 10 vjeç.
Deri tani motivet janë ende të pa konfirmuara, por dyshohet se gjithçka është e lidhur me xhelozinë, në të cilën përfshihet edhe e dashura e autorit, Maya dhe foshnja e saj dy muajshe, e cila është e mbijetuara e vetme e masakrës.