Në shtator pritet që në Parlament të miratohet projektligji për trajtimin financiar me pension shërbimi të punonjësve të policisë së shtetit, i cili parashikon një pagë prej 65% të vlerës së pagës për efektivët që mbushin 55 vite me 25 vite karrierë. Për kryetarin e sindikatës së policisë, Sadedin Fishta, ky pension është më i mirë se ai suplementar, megjithatë nuk ndanë moshën e efektivëve nga meshkuj në femra.
Ndërkaq në komisionet parlamentare tashmë ka mbërritur projektligji për trajtimin financiar me pension shërbimi të punonjësve të policisë së shtetit, të cilët ndërpresin marrëdhënien e punës. Në këtë projektligj parashikohet se punonjësitë e policisë që janë në moshën 55 vjeçare dhe kanë një karrierë prej minimum 25 vitesh janë përfitues të një pensioni që kap vlerën 65% të pagës bruto që kanë marrë gjatë punës. Kryetari i sindikatës së policisë, Sadedin Fishta, lidhur me këtë projektligj, i cili pritet të miratohet në shtator, shprehet se është më i mirë se pensioni suplementar.
Fishta shton gjithashtu se kemi të bëjmë me një projektligj, i cili nuk mund të trajtoj më shumë se 30% në vit të punonjësve të policisë që kalojnë moshën 55 vjeçare.
Megjithatë, përtej benefiteve, ky projektligj nuk e ndanë moshën e efektivëve femra dhe meshkuj, ndërsa për të dyja palët është 55 vite. Ndërkohë, efektivët që kanë më shumë se 25 vite karrierë, përfitojnë më shumë se 65% të vlerës së pagës që kanë patur ndër vite. Nga ana tjetër, të gjithë këta efektivë që pensionohen me pension shërbimi pritet të zëvendësohen me efektivë të rinj, të dal nga shkollat e policisë.