Policia ka dhënë informacion paraprak për ngjarjen e rëndë të ndodhur në një pallat në Tiranë, në rrugën e Elbasanit, ku katër punëtor ranë nga skela.
Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.
Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Dy puntorë të tjerë i ka zënë skela poshtë dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë njërit prej tyre. Policia e Zjarrfiksja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër. Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Fax News mëson se personat e plagosur janë me Genti Bardhi 29 vjeç, i cili është dërguar tek Politrauma, po ashtu edhe Euglidios Lika, 34 vjeç është dërguar tek Politrauma. Të dy këta persona kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë. Punëtorët, kanë qenë duke punuar për fasadën e një pallati në kryeqytet.
Ndërkohë drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Arben Seferi në një lidhje telefonike për Fax News ka deklaruar se ka vetëm dy minuta që e ka marrë vesh dhe se është nisur drejt vendit të ngjarjes së rëndë ku gjatë një incidenti në punë, u plagosën rëndë 3 persona si dhe dy të tjerë kanë mbetur nën rrënoja nga ku është bërë e mundur nxjerrja e njërit prej tyre nga rrënojat ndërsa po punohet për nxjerrjen e trupit tjetër.
Ai tha se nuk ka aktualisht informacione nëse punëtorët kanë qenë të siguruar apo nëse vendi ku ata punonin i plotëson kushtet teknike.
Ndërkohë, Konferderata e Sindikatave të Shqipërisë, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë ku është shprehur se mungesa e kushteve teknike në punë ka shkaktuar tragjedinë e radhës.
Sipas kësaj sindikate, punonjësit janë rrëzuar nga skela dhe janë dërguar me urgjencë në spital ku dy prej atyre qe kane mbijetuar ndodhen në gjendje të rëndë ku shkak i aksidentit sipas saj, kanë qenë mungesa e kushteve teknike në punë, ndërsa shton se Inspektoriati i Punës është ende me pushime.
“Mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune per pak shakton tragjedine e radhes.Kater punonjes ndertimi qe po punonin per rikonstruksionin e nje fasade ne nje pallat ne rrugen Faik Konica jane rrezuar nga skela. Ata jane derguar me urgjence ne spital dhe gjendja e tyre paraqitet e rende. Shkak i aksidentit eshte mungesa e sigurise teknike ne pune. Ky aksident ne pune ka ndodhur vetem pak metra larg Inspektoriatit Punes qe ende eshte me pushime.
Konfederata e Sindikatave kerkon zbardhjen e ngjarjes dhe ndeshkimin e fajtoreve dhe sherim te shpejte te lenduareve”, shprehet Konfederate.
Ndërsa në një lidhje telefonike për Fax News, kryetari i saj, Kol Nikollaj u shpreh se kjo është një ngjarje e rëndë dhe e patolerueshme nga ana e Inspektoriatit të Punës që sipas tij, pavarësisht ngjarjeve të tilla të herëpashershme, nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë fizike në punë.
Nikollaj hodhii akuza edhe ndaj qeverisë shqiptare dhe konkretisht ndaj zv.kryeministrit, Erion Braçe duke argumentuar se është ai autoriteti i drejtëpërdrejtë lidhur me sigurinë në punë.
Ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin ka ndodhur vetëm disa minuta më parë në rrugën “Faik Konica”, ku u plagosën rëndë tre punëtorë të cilët janë dërguar në spital, një tjetër sapo është nxjerrë I pajetë nga rrënjojat ndërsa burime për Faxweb.al raportojnë se edhe një person tjetër ndodhet po nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e tij, ndërsa nuk dihet nëse është gjallë apo jo.
(M.Q/ F.GJ/ Faxweb)