Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një qytet të Turqisë që ka ngritur në këmbë të gjithë autoritetet e deri tek VIP-at. Një grua 38-vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në sy të vajzës 10-vjeçare.
“Nuk dua të vdes”, ishin fjalët e fundit të Emine Bulut ndërsa vajza e cila ka parë skenën monstruoze ka thënë: “Mami të lutem mos vdis”.
“Nuk duhet të ndaloni divorcet, por vrasjet e grave. Ajo vajzë e vogël u mbyt në lot. Mjaft me vrasje”, shkruan në Twitter aktorja Hazal Kaya e njohur nga roli i Maralit