Pak minuta më parë u raportua se në një nga lagjet e Prishtinës, katër persona janë plagosur me kallashnikov. Të dhënat e fundit bëjnë ditur se njëri prej tyre ka ndërruar jetë.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se aty kanë parë një person me kallashnikov. Po ashtu ato kanë zbardhur shkakun e vrasjes së katërfishtë të ndodhur këtë mesditë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Sipas raportimeve më të fundit bëhet fjalë për një konflikt pronari të ndërtesës dhe pronarit të tokës, ku ishte duke u ndërtuar një objekt.
Sipas njoftimeve të para nga dëshmitarët rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes pronarit të tokës dhe një kompanie të ndërtimit të objekteve të larta.
Gazeta Express ka siguruar videon nga momenti kur dorasi ka qëlluar me plumba viktimat në Lagjen e Spitalit: