20:11 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Tërmeti i Bablokut të madh ishte aq i fortë”, PDIU reagon për raportin e OSBE-IDHIR

18:58 | 05/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpëtim Idrizi në koalicion me PD, reagon Omonoia: PBDNJ – të ripërcaktojë pozicionin politik

Partia Drejtësi Integrim Dhe unitet ka reaguar lidhur me raportin përfundimtar të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit duke e konsideruar si “Tërmeti i Bablokut të madh ishte aq i fortë sa shkatërroi çdo institucion”.

Duke e vlerësuar këtë raport, PDIU thekson se zgjedhjet e 30 Qershorit ishin një akt i paprecedentë paprecedent të këtyre 28 viteve demokraci ndërsa votimet i konsideron si moniste

PDIU radhit të gjitha shkeljet kushtetuese dhe ligjore që kanë konstatuar vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve dhe argumenton se e vetmja zgjidhje për rikthimin e demokracisë dhe normalitetit në vend, janë zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore njëherazi, duke përgatitur kushtet që për herë të parë në 28 vjet trazicjon, të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta.

Deklaratë për media e PDIU:

Raporti i OSBE-ODHIR, PDIU: Tërmeti i Bablokut të madh ishte aq i fortë sa shkatërroi çdo institucion

PDIU vlerëson se raporti përfundimtar i OSBE-ODHIR-it i dha fund përpjekjes disamujore për të konsideruar normalitet, aktin më të paprecedent të këtyre 28 viteve demokraci, votimeve moniste të 30 qershorit. Tabloja e saktë që paraqitet në këtë raport është një shkatërrim total i çdo standarti demokratik, shkatërrim institucionesh, paralizim i funksionimit qoftë edhe minimal të ligjit. Kriza politike dhe institucionale është e zeza mbi të bardhë, para syve të gjithë ndërkombëtarëve sot, vlerësuar nga i vetmi institucion i specializuar për zgjedhjet.

Tërmeti i Bablokut të madh ishte aq i fortë sa shkatërroi çdo institucion ende në këmbë në vend, KQZ, prokurorinë, vettingun, Kolegjin Zgjedhor, administratën, median dhe të gjithë ata që u përfshinë në këtë krim kundër demokracisë.

Raporti vuri në dukje se:

-Ishin votime pa garë dhe qytetarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes.

-Mos publikimi i dekretit të Presidentit për 13 tetorin, në Fletoren Zyrtare, ishte i paligjshëm.

-KQZ cënoi sigurinë juridike duke krijuar precedent të rrezikshëm për qytetarët.

-Gjyqtarët u ndikuan në vendimet e tyre për shkak të procesit të vettingut.

-Mospranimi i komisionerëve të opozitës, tregoi se KQZ ishte e ndikuar politikisht.

-Komisionerët e emëruar nga KQZ që duhet të ishin ekspertë, në faktin ishin përfaqësues të PS-së.

-Administrata publike u vendos në presion dhe kërcënim për të votuar në 30 qershor.

-Punonjësit dhe qytetarët u ndjenë të kërcënuar se nëse nuk do votonin, do ndëshkoheshin, deri në shkarkim apo heqjen e ndihmës sociale.

-Administrata u detyrua që të merrte pjesë në takimet politike, gjatë dhe pas orarit të punës.

-Punësimi në sektorin publik varet nga përkatësia politike.

-Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime të njëjta, që janë provë e votimit nga të tjerë.

-Se vota u ndikua dhe kontrollua

-Se prokuroria nuk ndërmori hetime duke ndihmuar në perceptimin e pandëshkueshmërisë së krimit elektoral edhe për zgjedhjet e kaluara.

Nuk ka asnjë raport në 28 vite që mund të nxjerre kaq shumë dhunime të ligjit dhe sistemit demokratik në vend. Asnjë çmenduri e momentit që tenton ta kalojë si normalitet, nuk mundet të justifikojë dhunimin e demokracisë në vend. PDIU do vazhdojë të përkrahë çdo aksion që do të çrrenjosë krimin dhe autoritarizmin në vend. PDIU përsërit se e vetmja zgjidhje për rikthimin e demokracisë dhe normalitetit në vend, janë zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore njëherazi, duke përgatitur kushtet që për herë të parë në 28 vjet trazicjon, të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

VIDEO/ Me maska në fytyrë, banorët e Laprakës kërkojnë mbylljen e fabrikës, paralajmërojnë qeverinë

Para

Flet dëshmitari që pa ekzekutimin e Malkos: Autorët ishin pa maska, si u afrua tek makina për tu siguruar që e vrau

Para
FOTO/ Kush është Santiago Malko, ish-polici që u ekzekutua me breshëri plumbash

Flet dëshmitari që pa ekzekutimin e Malkos: Autorët ishin pa maska, si u afrua tek makina për tu siguruar që e vrau

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.