20:43 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta jep sqarimin ligjor: Pse vendosa shtyrjen e zgjedhjeve, si u shpreh gjykata e Strasburgut në rastin e ngjashëm bullgar

10:26 | 09/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Më çmendët me sms-të tuaja”, Meta bën postim epik. Tregon nëse do shkojë në Komisionin Hetimor

Presidenti Meta është paraqitur sot në Komisionin Hetimor në parlament, ku po jep argumentet e tij se pse vendosi për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

Meta u shpreh se përmes vendimit të tij kërkohej që të shmangej mbajtja e zgjedhjeve me një kandidat të vetëm, një e drejtë kjo që është shprehur në raste të mëparshme dhe nga Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg.

Meta ka sjellë në vëmendje rastin bullgar, ku për shkak se në zgjedhje kishte vetëm një kandidat, ky shtet ishte dënuar me gjobë.

“Gjykova tepër të arsyeshme dhe të domosdoshme që të jem këtu, sepse kam bindje të plotë që cdo politikan, aq më tepër kryetari i shtetit duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve dhe të japë shembullin e bashkëpunimit por së dyti e jam i bindur që pavarësisht se Kuvendi e ka bërë gjykimin para e të nisë hetimin, përmes rezolutës, në interes edhe të transparencës edhe të ndriçimit të cështjeve që kanë të bëjnë me vendimmarrjen për të dhënë të dhëna të tjera që mendoj se u shërbejnë të gjithëve për tu qartësuar më shumë”, tha Meta.

Presidenti ka theksuar gjate fjales se tij, se “Duke nxjerrë dekret ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe ka shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat. Kjo ishte sa i takon të drejtës së zgjedhjes, nëse e ka respektuar, mbrojtur, apo e ka cenuar apo dëmtuar të drejtën e zgjedhjes së shqiptarëve”.

Presidenti Meta tha më tej se ai kishte informacione se në protestën e opozitës, kishte indicie se do të digjej godina e Kuvendit, dhe për këtë shkak atij I duhej që të ndërhynte për të shmangur tragjedinë në radhët e qytetarëve apo forcave të rendit.

“Kam informacion të servirur nga ana e institucioneve të shtetit, por që janë secrete. Duhet që të marrim leje nga institucioni për të informuar Kuvendin në lidhje me këtë, por më parë duhet verifikuar certifikata e sigurisë e të gjithë anëtarëve të këtij komisioni”, u shpreh Meta.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Meta në Komisionin Hetimor, Manja tregon arsyet se pse do të shkarkohet: Mbledhja do të inçizohet

Para

“Do të digjej godina e Kuvendit”, Meta sfidon deputetët: Mund t’iua paraqes, por duhet të konfirmoj se keni certifikatë sigurie

Para
“Do të digjej godina e Kuvendit”, Meta sfidon deputetët: Mund t’iua paraqes, por duhet të konfirmoj se keni certifikatë sigurie

“Do të digjej godina e Kuvendit”, Meta sfidon deputetët: Mund t’iua paraqes, por duhet të konfirmoj se keni certifikatë sigurie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.