Thanas Beko, 33 vjeç është arrestuar sërish nga policia. Pak ditë më parë Thanas Beko së bashku me me shokun e tij Erist Selami, morën peng taksistin Andi Vyshka, kushëri i afërm gjyqtares Zamira Vyshka.
Gjykata e dënoi me masën “arrest shtëpie” pai mbajti peng dhe dhunoi së bashku me Ersit Selamin, taksistin Vyshka, të cilit i morën një shumë prej 2 mijë eurosh.
Pavarësisht dënimit me “arrest shtëpie”, Thanas Beko nuk i është bindur urdhrit të Gjykatës dhe është arrestuar në lokalin e shokut të tij Ertis Skilja, ku ishte duke drekuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: Th. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për këtë shtetas kishte vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuari i vjedhjes me dhunë të shtetasit A. V., ndodhur më datë 06.09.2019, në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion nga qytetarët se 33-vjeçari nuk zbatonte vendimin e Gjykatës dhe kanë ushtruar kontroll për verifikim e masë së sigurisë, por nuk e kanë gjetur në banesë. Policia pas kontrollit e ka gjetur dhe arrestuar shtetasin Th. B., i cili ishte në një lokal duke drekuar. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’”, njoftoi policia.