Kryedemokrati Basha do të mbledhë në selinë e PD-së aleatët e tij menjëherë pas ftesës së Kryeministrit Rama për bashkëpunim me opozitën.
Takimi do të mbahen rreth orës 18:00, dhe do të diskutohet për platforën Kombëtare të opozitës.
Gjithashtu në takim do diskutohet edhe për ftesën e OSBE për dialog mes palëve politike.
Mbledhja e opozitës vjen menjëherë pas ftesës e kryeministrit Edi Rama për dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Basha ka reaguar pas letrës së Kryeministrit Rama, duke e quajtur si ofertë të pasinqertë.
Në letrën drejtuar: Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, Nard Ndokës, Vangjel Dules, Agron Dukës, Dashamir Shehit, dhe Fatmir Mediut, Rama shkruan
Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.
Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu.
(B.S/Faxweb.al)