Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës. 36-vjeçari me iniciale Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, u kap me një sasi prej 50 gr kokainë.
Mësohet se 36-vjeçari i identifikuar si Shefqet Karabrahimi ka qenë kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës në votimet e Edi Ramës në 30 qershor, i propozuar nga Partia Reforma Demokratike.
Karabrahimi u arrestua në vendin e quajtur ‘Rrethrrotulli i Kranesë’, teksa vinte me mjetin e tij nga Tirana për në Sarandë.

(K.H/Faxweb.al)