Kreu i PD-së Lulzim Basha, pas takimit që ka pasur me ministrin e jashtëm të Austrisë, ka folur dhe për krizën politike në vend, ku tha se opozita është e angazhuar plotësisht në zgjidhjen e saj.
Sipas kryedemokratit rruga që ka zgjedhur Edi Rama është e gabuar, dhe ai mbetet pengesa e vetme në kapërcimin e krizës politike.
“Falenderova ministrin për mbështetjen që i jep negociatave për Shqipërinë, ndamë shqetësimin për shumë faktorë ndërkombëtarë. E sigurova që opozita e bashkuar dhe PD janë të vendosura për të dhënë të gjithë kontributin për të tejkaluar krizën. Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është e gabuar.
Është rruga e njohur ndaj fajësimit të çdokujt tjetër për të hequr përgjegjësinë nga i vetmi njeri përgjegjës për këtë situatë. Edi Rama po tregon se është pengesa e vetme për të tjekaluar këtë krizë. Propozimi për Reformën Zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë.
Jemi të vendosur të bëjëmë gjithçka që Shqipëria të mos mbetet peng i korrupsionit. Synimi ynë është që përmes zgjidhjes së krizën politike t’i japim shqiptarëve atë që meritojnë”, tha Basha në fjalën e tij.