5 adoleshentë janë proceduar pasi dhunuan në ambjentet e shkollës një bashkëmoshatar të tyre.
Jan proceduar në gjendje të lirë përkatësisht: P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Njësinë Administrative Shalës të Cërrikut.
Siç shihet dhe në video, tre adoleshentët, rrahin bashkëmoshatarin e tyre që dëshpërimisht përpiqet të mbrohet nga goditjet e tyre.
Njoftimi zyrtar:
Në lidhje me videon e publikuar në portalin “Jeta Osh Qef”, ku disa nxënës ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, shtetasit:
M. P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, në ambientet e një shkolle, jashtë orarit të mësimit.
Një e mban, dy e godasin ndërsa tjetri filmon skenën/ Nxënësit e fillores rrahin bashkëmoshatarin e tyre në Cërrik on Vidnews.