07:50 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nis viti i ri akademik/ Në Universitetin e Elbasanit mbyllen 11 degë, në Shkodër nuk regjistrohet asnjë student për fizikë

10:07 | 14/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0

Ditën e sotme në të gjitha qytetet e vendit ku ka universitete, ka nisur fillimi i vitit të ri akademik 2019-2020.

Sipas raportimeve për Fax News, në çdo universitet ka rënie të numrit të studentëve, ndërkohë që disa degë janë mbyllur pasi nuk kanë pasur asnjë student të regjistruar.

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, janë mbyllur 11 degë. Ndërkohë që janë regjistruar 1499 studentë nga 3079 kuota të lira. Kështu në Elbasan janë mbyllur degët: Filozofi-Sociologji, Matematike-Informatike, Fizike-Kompjuterike, Gjuhe Shqipe dhe Rome, Edukim qytetar, Gjuhe Frenge, Gjuhe Italiane, Gjuhe gjermane, Gjeografi dhe gjuhe Italiane, Histori dhe Gjuhe Gjermane dhe Histori Gjeografi.

Në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin kryetarja e Qarkut Lindita Rova, kryetari i bashkisë Flamur Golemi dhe prefekti i qarkut Astrit Alia.

Prefekti Aliaj deklaroi se ky vit akademik, ka shënuar rënie të regjistrimeve të studentëve në këtë Universitet.

Rektori Bektash Mema pohon së në total janë 500 studentë të regjistruar ku 250 prej tyre kanë zgjedhur programet dy vjeçare për shkak të mesatares.

Ndërkohë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, ceremonia hapëse u mbajt në godinën e rë të Fakultetit Ekonomik e cila vitin e kaluar u bë “mollë” sherri mes grupimeve të studentëve të protestues dhe rektoratit.

Rektori Adem Bekteshi gjatë fjalës së tij deklaroi se: “Ne jemi dëshmitar të lëvizjeve të forta studentore, vitin e shkuar të cilat kishin qëllim të përmirësonin niveln e arsimit të lartë. Sivjet kemi permirsuar kushtet, studentet e ekonomikut nisin në kushte bashkohore që ne i duam për secilin student.”

Po ashtu Bekteshi deklaroi se 950 studentë të rinj u regjistruan në dy raundet e para të regjistrimeve. Ndërkohë që shtoi se në degën e fizikës ka 0 regjistrime dhe është e vetmja degë që rrezikon të mbyllet. Po ashtu Bekteshi shtoi se ka ulje të tendencës së studentëve.

 

Etiketa: hapen universitetembylln 11 dege ne elbasan
Pas

“Do ju kërkohet të bëni mrekullira”, Rama uron studentët nga Universiteti i Mjekësisë: Së shpejti një spital i ri modern!

Para

Marrëdhënia e ftohtë me Markun, skualifikimi nga SPAK/ Prokurori i polemikave Hajdarmataj del në KPK

Para
Marrëdhënia e ftohtë me Markun, skualifikimi nga SPAK/ Prokurori i polemikave Hajdarmataj del në KPK

Marrëdhënia e ftohtë me Markun, skualifikimi nga SPAK/ Prokurori i polemikave Hajdarmataj del në KPK

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ukraina: Koreja e Veriut do t’i dërgojë deri në 30 mijë ushtarë Rusisë

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Mbytet trageti në Indonezi, 4 të vdekur dhe 23 të shpëtuar

Sulm rus në portin e Odesës, pesë të plagosur, përfshirë dy fëmijë

Emine Erdogan kërkon ‘mbështetje më të fortë’ për Gazën nga bota e krishterë në takimin me Papa Leon

Izraeli kërkon sanksione ndaj Iranit pas pezullimit të bashkëpunimit me IAEA-n

Mijëra njerëz pa energji elektrike ndërsa reshjet dhe erërat e forta godasin Australinë juglindore

Indeksi/ Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse

Mbetjet e dronit godasin një shtëpi në Rusi, viktima e të plagosur

Papa paralajmëron se Toka po “shkatërrohet” nga ndryshimet klimatike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.