Alban Ramosaj është një ndër këngëtarët më të mirë dhë më të pëlqyer të publikut. Ai njihet për natyrën ekstravagante, dhe nuk nguron të postojë foto që ngjallin interes.
Së fundmi ai është përfolur se është në lidhje me vajzën e biznesmenit Delijorgji, Nikin. Ata të dy iu referuan njëri-tjetrit me fjalët burrë e grua, dhe kjo na bëri të mendojmë se mes tyre ka një histori dashurie.
Mirëpo Albani sapo na zbuloi fiksimin e tij. Përmes një postimi në instagram, artisti tregoi se ka një këngëtare që e adhuron.
Dhe ajo është legjenda e muzikës, Adelina Ismaili. Edhe më herët Albani e ka treguar adhurimin për artisten e njohur, ndërkohë që këtë gjë e ka bërë të ditur edhe për fansat e tij përmes instastoryt.