22:28 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bushati është i papunë, atë punë ka”, Rama replikon me analistin dhe flet për “JO”-në e Francës: Nuk është detyra ime

21:30 | 17/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bushati është i papunë, atë punë ka”, Rama replikon me analistin dhe flet për “JO”-në e Francës: Nuk është detyra ime

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me atë çfarë pritet të ndodh ditën e nesërme me vendimin që do të marrë BE për negociatat

Rama tha një një lidhje me skype me “Open” se këshilli i Europës ka rekomanduar ghapjen e negociatave dhe se nuk është në përgjegjësinë e tij për të dhënë sqarime mbi qëndrimet e Francës.

Kryeministri ka rep[likuar edhe me analistin, Andi Bushti për të cilin tha se se është i papunë dhe atë punë kanë, duke iu referuar tentativës së herëpashershme të analistit për të ndërhyrë në debat me të.

“Të papunët atë punë kanë, ne që jemi këtu duhet të vazhdojmë. Reforma zgjedhore do të kryehet brenda dhjetorit mke dy shkallë me apo pa PD-në dhe opozitën jashtë parlamentare. Plotësimi i Kushtetueses dhe SPAK do të bëhen po brenda vitit, osde fillimi i vitit tjetër. Këto nuk bëhen se i duhen Gjermanisë, Francës apo BE-së. Ne i bëjmë se na duhen ne, me ata apo pa ata.  Hapen apo nuk hapen shkoni dhe pyetni presidentin e Francës. Nëse ne nuk do të kishim bërë detyra dhe nëse KE do të kishte thënë se nuk i ka bërë detyrat, atëherë mund të kapeni me mua. Jam gati të flas edhe për Presidentin e Francës sepse e kam edhe mik, por nuk mund të flas në emrin e tij. BE ka problemet e tij të brendshme. Përtej kësaj është se ne këto reforma nuk i bëjmë për ata por për një Shqipëri më të mirë, për një drejtësi më të mirë, dhe për të bërë një Shqipëri Europiane më të mirë”, tha Rama nër të tjera.

Pjesë nga debati:

Rama: E kam bërë këtë debat drejtpërdrejtë me Presidentin e Francës. Ai i flet popullit francez në funksion të asaj që po bën dhe që lidhet me ta. E para nuk ka lidhje fare liberalizimi i vizave me negociatat. BE ka lëvizje të lirë me vendet e Amerikës Latine.

Bushati: Macron përmend azilantët e Shqipërisë. Pra manipulon duke përmendur azilantët shqiptarë.

Rama: Eni të lutem të mos kem interferenca nga zëra të pa informuar. Ky është një qëndrim që nuk ka lidhje me çështjen e vizave dhe negociatat. E dyta, çështja e azilantëve që stër-zmadhohet në Francë lidhet me regjimin e trajtimit të atyre që kërkojnë azil. Shqiptarët kërkojnë azil politik për arsye ekonomike. Këtë problem e kishte Gjermania, duke krijuar një regjim trajtimi të shpejtë dhe më pak bujar dhe faktikisht numri i kërkesave ka rënë. Është e padrejtë t’i kërkohet Shqipërisë të mbyllë kufijtë e vet ashtu siç është skandaloze që personazhe publikë dalin në televizion dhe flasin për këtë temë.

Bushati: Është një debat që duhet bërë qetë dhe jo me ton ironie.

Rama: Kush është ky zëri që më interferon. Unë jam i qetë por edhe pasionant. Unë jam këtu për t’u përgjigjur pyetjeve. Ajo  që sot është evidente është që Presidenti i Këshillit Evropian jo vetëm që duan t’i thonë po Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që në mikrobotën shqiptare vazhdohet me propagandën bajate se kjo lidhet me qeverinë. Po të mos i kishim bërë detyrat nuk do të kishim marrë PO-në e Gjermanisë.

Eni Vasili: Po me 9 kushte.

Rama: Qetësohu! Për çfarë u votua në Bundestagun gjerman kur kjo nuk ishte po. Janë 999 kushte që duhen përmbushur deri në anëtarësim në BE dhe përsëri varet nga dinamikat e brendshme. Varet nga politika dhe jo nga teknologjia e integrimit. Komisioni Evropian është struktura që bën vlerësimin teknik. Kur çështja shkon në nivelin politik nuk është thjesht lexim i raportit të komisionit. Franca ka interesat e veta.

Eni Vasili: Kur Shqipëria do të plotësojë 9 kushtet?

Rama: Së pari nuk janë nëntë. I keni lexuar gabim. Çelja e negociatave fillon kur palët ulen në një tryezë ku duhet të kemi kryer dy punë. Regjia është në rregull po ju interferoni duke ndërhyrë. Qetësohu!

Bushati: E bëri si ERTV-ja.

Vasili: Zt.Bushati këmbëngul të bëjë një pyetje.

Rama: Ata të papunët këtë punë kanë.

Bushati: Më mirë me të papunët se me drogaxhinj!

Rama: E para është reforma zgjedhore. Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut besoj do bëhet brenda vitit. Këto nuk janë se i duhen Holandës apo Gjermanisë por se na duhen ne.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Macron i vogël le të pëlcasë nga marazi”, Ngjela kapet keq me presidentin: Asgjë nuk i bën dot më Franca Shqipërisë!

Para

“A do të ketë zgjedhje të parakohshme nëse nuk hapen negociatat?”, përgjigjet Rama: Do ta mendoja…

Para
“Bushati është i papunë, atë punë ka”, Rama replikon me analistin dhe flet për “JO”-në e Francës: Nuk është detyra ime

“A do të ketë zgjedhje të parakohshme nëse nuk hapen negociatat?”, përgjigjet Rama: Do ta mendoja…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.