Pak muaj më parë bashkëshorti i saj, Gjergj Xhuvani u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, ndërsa një lajm i mirë është dhënë së fundmi ku bashkë me aktorin Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani do ti rikthehet sërish skenës me veprën “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”.
Ajo do të vijë në skenë, në një mbrëmje poetike bashkë me Ndriçim Xhepën, për t’i dhuruar sërish emocione publikut.
Njoftimi i plotë:
Aktori Kristian Koroveshi me “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ngjit në skenë Luiza Xhuvani dhe Ndricim Xhepa. Të enjten në datën 7 nëntor 2019, në orën 19:00 publiku kryeqytetas do të shijojë interpretimin e dy mjeshtrave të skenës, Luiza Xhuvani e Ndriçim Xhepa dhe aktorit të ri më të mirë i vlerësuar me këtë çmim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, Kristian Koroveshi. Lirika e dashurisë së Rumit, mishëron njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, vjen në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Tre aktorët e skenës shqiptare premtojnë emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike. Ju ftojmë në një darkë për dashurinë, dialog poetik për jetën dhe një rrëfim i shpirtit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)