07:42 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërndante drogë brenda lokalit në Tiranë, pranga 32 vjeçari. Ja çfarë u sekuestrua tjetër

13:15 | 28/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërndante drogë brenda lokalit në Tiranë, pranga 32 vjeçari. Ja çfarë u sekuestrua tjetër

Një 32 vjeçar me iniciale A.T ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërndante drogë në një lokal. Mësohet se shtetasi u shpërndante në një lokal në zonën e Astirit kokainë.

Në kontrollin e ushtruar në banesën dhe në mjetin e këtij shtetasi, ku i janë gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike.

“Ky shtetas u kap në flagrancë në një lokal në zonën e Astirit, me doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal,” thuhet në njoftim.

Gjithashtu, i janë sekuestruar edhe:  60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; dy shishe me përzierës lënde narkotike; peshore elektronike; dy aparate celulare.

Njoftimi zyrtar:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes të drogave të forta në lokale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 finalizohet operacioni policor i koduar “Astiri”.

Në pranga 32-vjeçari, i cili iu shpërndante klientëve në një lokal, në zonën e Astirit lëndë narkotike kokainë, në formë dozash.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, përzierës lënde narkotike, peshore elektronike dhe dy aparate celulare.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, arrestoi në kuadër të operacionit policor të koduar “Astiri”, shtetasin:

  1. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë në një lokal në zonën e Astirit, me doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën dhe në mjetin e këtij shtetasi, ku i janë gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;

dy shishe me përzierës lënde narkotike;

peshore elektronike;

dy aparate celulare.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Pas

Këshilltari i Zoran Zaev padit shtetin, kërkon 71 mijë euro dëmshpërblim

Para

U kap me drogë, arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës. Policia fsheh ngjarjen

Para
U kap me drogë, arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës. Policia fsheh ngjarjen

U kap me drogë, arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës. Policia fsheh ngjarjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.