17:19 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama: Ç’më kanë dëgjuar veshët nga disa individë, konkluzione që ishin çmenduri! Burrat që shkojnë pas kënetës janë çyryk e gjysmak!

09:17 | 22/04/2025
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: Ç’më kanë dëgjuar veshët nga disa individë, konkluzione që ishin çmenduri! Burrat që shkojnë pas kënetës janë çyryk e gjysmak!

Sikurse tashmë e ka bërë “traditë“, kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e së martës bashkëbisedimin nëpërmjet rubrikës “Sy m’sy”.

Rama e nisi fjalën me një sondazh të bërë në një TV, që tregonte se 50% e shqiptarëve mendonin se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Ai u ndal edhe te analizat e bëra, teksa tha se ka dëgjuar persona që flisnin çmendurira dhe se vendi është në autokraci.

“Kishte dalë ky sondazhisti i Trump në një nga kanalet televizive dhe isha kurioz se ai është interesant dhe i veçantë në fushatën amerikane. Ishte kundër rrymës ndërkohë që shumica dërrmuese e sondazheve jepnin Kamala Harris fituese, ky këmbëngulte në të kundërt edhe pse marzhet ishin shumë të ngushta dhe në fund i dolën parashikimet e tij. Thashë hajde të shohim njëherë se si e sheh ky Shqipërinë dhe ai kishte inserte disa minuta. O Perëndi e madhe çfarë më kanë dëgjuar veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh dhe dëgjon populli shqiptar mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike. Një tmerr, merreni me mend një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti ‘Ne jemi realisht më të mirët në Shqipëri, e them pa asnjë rezervë, sepse punojmë çdo muaj prej vitit 2007 me sondazhe dhe anketime dhe e dimë se çfarë mendon opinioni publik prandaj dhe unë nganjëherë kur vjen dita jam në gjendje të bëj “parashikimet”, por janë lexime të opinionit për prirjen e votës dhe kemi kapacitetin që t’i lexojmë dhe kuptojmë fare mirë sondazhet e tjera. Në një pasqyrë të tij zotëria thoshte se vendi po shkonte në drejtimin e duhur, 50% mendonin kështu.

Ç’më kanë dëgjuar veshët me disa individë që nuk e di se çfarë i motivon që çohen në mëngjes. Nëse ushqejnë trurin gjatë ditës dhe fillojnë e bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik dhe social, personazheve politike dhe sociale dhe popullit. Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri. Njëri më i pabesueshëm se tjetri. Një konkluzion ishte që populli është i sëmurë që mendojnë se ky vend po shkon në drejtimin e duhur, një tjetër ishte që ose këtu ka një autokraci me pasqyra moçalesh mediatike që çdo natë flasin nga këto çmendurish. Këta s’e kanë idenë se çfarë është autokracia, dhe s’do ju binte radha të dilnin në Tv, por as të kishin kompjuter nëse do ishim në autokraci. Një konkluzion tjetër është se Rama i ka blerë. Këta që mua më hidhen në fyt dhe pse e them se gjysma e burrave janë çyryk në sensin metaforik. Nuk flas për kusht klinik, të shkosh pas kënetës je gjysmak. Gjysma tjetër janë ok.”, tha Rama.

Pas

Trajtonin në mënyrë çnjerëzore shqiptarët gjatë luftës së Kosovës, ndalohen 3 persona

Para

‘A e kalon dot oqeanin’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Ca problemi ke ti, të kanë thënë që unë nuk shkoj dot në SHBA! Ajo non grata e bufit a u hoq?

Para
‘A e kalon dot oqeanin’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Ca problemi ke ti, të kanë thënë që unë nuk shkoj dot në SHBA! Ajo non grata e bufit a u hoq?

‘A e kalon dot oqeanin’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Ca problemi ke ti, të kanë thënë që unë nuk shkoj dot në SHBA! Ajo non grata e bufit a u hoq?

 



Të Fundit

Përfundon numërimi i Diasporës në 5 qarqe për votën preferenciale. Ja dy më të votuarit në Durrës

Finlanda e nis e para, asetet e ngrira ruse kalojnë në financim për mbrojtjen e Ukrainës

Ambasadorët e BE-së bien dakord të krijojnë një fond militarizimi prej 150 miliardë eurosh

Nis biseda telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Presidenti amerikan kërkon t’i jepet fund luftës në Ukrainë

Qeveria prezanton prioritetet për luftën kundër kriminalitetit në Prokurorinë e Përgjithshme

Diplomatja amerikane Prattipati takime në veri të Kosovës: Stabiliteti dhe siguria, çështje kyçe!

Papa takohet me JD Vance, Vatikani zbulon detajet: U diskutua mbi disa çështje aktuale ndërkombëtare

Kompania ajrore finlandeze në grevë, anulohen mbi 100 fluturime

Gripi i shpendëve, Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish dhe shpendë në BE

“Nëse Rusia nuk angazhohet, atëherë kjo s’është lufta jonë”, Vance zbulon se çfarë mund t’i thotë Trump Putinit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.