08:29 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ftesa ruse për anëtarësim në EAEU, Zaev e refuzon prerë. Po Rama?

17:09 | 30/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ftesa ruse për anëtarësim në EAEU, Zaev e refuzon prerë. Po Rama?

‘Vendet, aplikimet e të cilave për anëtarësim në BE janë refuzuar mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euroazian (EAEU)’, tha Përfaqësuesi i Përhershëm Rus në Bashkimin Evropian Vladimir Chizhov në një fjalim përmbyllës në Forumin Ekonomik Euroazian në Verona.

Një ftesë kjo ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por nuk ka vonuar përgjigja e kryeministrit të kësaj të fundit, Zoran Zaev i cili e ka refuzuar këtë ftesë duke thënë se as nuk e ka marrë këtë thirrje as e shkon nëpër mendje diçka e tillë.

“Ndoshta ka një lloj mur mbrojtës rreth kësaj qeverie, kështu që ne as nuk e morëm atë thirrje. Dhe kjo as nuk na vjen në mendje. Nuk ka një ftesë të tillë, dhe shpresoj se nuk do të vijë,” tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse një ftesë për anëtarësim në EAEU kishte arritur pas fillimit të bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Ndërkohë nga Shqipëria ende nuk ka një përgjigjie për ftesën ruse.

Në një samit dy-ditor javën e kaluar, liderët e BE nuk arritën të bien dakord për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe drejtuesi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker shprehen zhgënjimin e tyre për këtë vendim, ndërsa Presidenti Francez Emmanuel Macron këmbënguli që Bashkimi Evropian duhej të reformohej vetë së pari.

“Sa i përket xhelozisë së dukshme që marrëdhëniet e EAEU me vendet e treta ngjallin (për shembull, me Singaporin kohët e fundit, dhe pikërisht sot me Serbinë), është mjaft e kuptueshme në një situatë kur një grupim po zgjerohet, dhe një tjetër po humbet anëtarët.

Nga rruga, unë jam i bindur që ato vende, kërkesat e të cilave për anëtarësim në BE janë hedhur poshtë përsëri në Bruksel, mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euroazian”, tha diplomati rus.

Ai theksoi, në të njëjtën kohë, se ishte e rëndësishme të vendosen kontakte midis Komisionit Ekonomik Euroazian dhe Komisionit Evropian “për marrëdhëniet e ardhshme tregtare dhe ekonomike, përfshirë marrëdhëniet bilaterale Rusi-BE, duke marrë parasysh faktin se shumë kompetenca tashmë janë transferuar në nivelin e EAEU “.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Genta Bungo në konflikt të pastër interesi me Vetingun e prokurores Imeraj, nuk deklaroi përplasjen me bashkëshortin e saj

Para

Zbardhen ‘misteret’/ Putin e dinte që negociatat për Shqipërinë nuk do të hapeshin (Detajet)

Para
Zbardhen ‘misteret’/ Putin e dinte që negociatat për Shqipërinë nuk do të hapeshin (Detajet)

Zbardhen 'misteret'/ Putin e dinte që negociatat për Shqipërinë nuk do të hapeshin (Detajet)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëria, në fund të rajonit për produktivitetin për orë pune

Sot nis sot rinumërimi i votave të Fierit! Lapaj kërkon t’i marrë një mandat PS

Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj

Ish-shefi i spiunazhit të Venezuelës pranon fajësinë për trafik droge dhe terrorizëm në SHBA

Stuhitë tropikale Barry dhe Flossie formohen pranë brigjeve juglindore dhe jugperëndimore të Meksikës

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

Gjykata anulon seancat dëgjimore të kryeministrit të Izraelit Netanyahu këtë javë

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.