06:17 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Drogë, makina, para/ Dy në pranga dhe 5 të proceduar. Mes tyre edhe një grua

12:07 | 31/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vodhi çfarë gjeti në dyqanin e veshmbathjeve, arrestohet 17-vjeçari

Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar në Korçë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, kundrejt pagesës.

Shtetasit R.S 34 vjeç dhe Zh. G., 34 vjeçe, banues në Korçë, shpërndanin drogën në qytet, ndërsa 5 shtetas të tjerë janë arrestuar me doza të dyshuara heroine dhe kanabis. Të 5 personat janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar 98 doza dhe një sasi prej 309 gr. me lënde të dyshuar narkotike heroinë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, pesë kokrra metadon, 365 000 lekë, 60 euro, dy automjete dhe 6 aparate celulare.

Njoftimi zyrtar:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë dhe Prokurorinë e Rrethit, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R.S., 39 vjeç dhe Zh. G., 34 vjeçe, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 5 shtetasve:

A.K., 39 vjeç, E. M., 34 vjeç, K. Gj., 24 vjeç, J.M, 37 vjeç, banues në Korçë dhe V. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq.

Gjatë zhvillimit të fazave të këtij operacioni, u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasit R. S. dhe shtetases Zh. G., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës.

Ndërsa 5 shtetasit e tjerë, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, të cilat i kishin blerë tek shtetasit e lartpërmedur.

Gjatë këtij operacioni, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
98 doza dhe një sasi prej 309 gr. me lënde të dyshuar narkotike heroinë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, pesë kokrra metadon, 365 000 lekë, 60 euro, dy automjete dhe 6 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: drogeKorçe
Pas

Noçja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë, poston fotot qesharake nga lindja

Para

Policia përdori si ‘karrem’ të vëllanë për të arritur te Tesi Basho, i rrezikshmi i Selenicës refuzon të paraqitet në Gjykatë, lihet në burg

Para
Policia përdori si ‘karrem’ të vëllanë për të arritur te Tesi Basho, i rrezikshmi i Selenicës refuzon të paraqitet në Gjykatë, lihet në burg

Policia përdori si 'karrem' të vëllanë për të arritur te Tesi Basho, i rrezikshmi i Selenicës refuzon të paraqitet në Gjykatë, lihet në burg

Discussion about this post

 



Të Fundit

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.