Modelja Redona Koçi, e cila njihet nga publiku si ‘juristja seksi’, pranoi të flas për herë të parë për jetën private. E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Redona pranoi se prej 6 vitesh është në një lidhje, me një djalë veriori që është tepër xheloz. Gjithashtu, Koçi tregoi një sherr që kishte ndodhur në një club pasi e kishte ngacmuar një djalë dhe më pas është future në mes i dashuri i saj.
Ester Bylyku: Ti flet shumë për profesionin por jo për jetën private. Tani a je në një lidhje apo jo?
Redona Koçi: Po, jam në një lidhje, kam gjashtë vite. Dhe jam shumë e lumtur.
Ester Bylyku: Është thjeshtë lidhje apo jeni të fejuar?
Redona Koçi: Jo thjesht jemi bashkë dhe jemi të dashuruar. Dikur kemi bashkëjetuar, tani jo më, sepse prindërit e mi u kthyen nga jashtë.
Redona rrëfen dy histori të shkurtra, me skenat e tyre të xhelozisë.
Redona Koçi: “Një nga skenat e xhelozisë, ishte kur nga dhoma ime fluturuan nga ballkoni të gjithë gjërat që kisha blerë, bizhu vjeshje. Mu dhimb shpirti”
Si u zgjidh?
Redona Koçi: Pastaj e mendoi që do duhej të bënte një shoping tjetër të fuqishëm dhe e shleu gabimin (qesh)
Një episod tjetër xhelozie, e disi qesharak ndodhi në një club nate, kur një djalë i panjohur i bëri një pyetje të thjeshtë Redonës.