Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama promovoi teknologjinë 5g të një kompanie kineze në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë, që kundërshton operatorët që përdorin teknologjitë kineze.
Mësohet paraprakisht se Rama ua kishte premtuar këtë shërbim amerikanëve, por për shkak se Trump nuk e priti në takim në SHBA, kreu i qeverisë ka ndryshuar mendje.
Rrjeti 5G do të mbërrijë së shpejti në Shqipëri përmes teknologjisë shtetërore kineze 5G Hauwei, por në disa vende të zhvilluara tashmë ajo ka disa kohë që është instaluar.
Ambasada e SHBA në Tiranë, me ardhjen e kësaj teknologjie të re për operatorët, ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë për mënyrën se si këta të fundit të mbrojnë të dhënat e tyre personale pasi rrjeti 5G të vijë në Shqipëri.
Prej kohësh dihet përplasja mes Hauwei dhe Trump, dhe sanksioneve të ashpra që kanë nisur mes SHBA-ve dhe Kinës.
Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?