04:21 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërtheu në të qara në sallën e gjyqit, kishte vajzën dhe gruan e sëmurë/ Arrestohet polici që dekonspiroi aksionin për drogën

08:37 | 05/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërtheu në të qara në sallën e gjyqit, kishte vajzën dhe gruan e sëmurë/ Arrestohet polici që dekonspiroi aksionin për drogën

Policia e Shkodrës përmes një njoftimi për mediat njofton se ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Bëhet fjalë për ish-shoferin e FNSH-së Ardian Loci, i cili akuzohet se ka dekonsioruar një aksion policie në vitin 2017, dhe për këtë u dënua me 1 vit e 10 muaj burg në Qershor të këtij viti nga ana e Gjykatës.

“Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme”, deklaron policia.

Loci nuk është një personazh i panjohur, të paktën për mediat, pasi gjatë kohës së arrestimit të tij, ai nuk i pranoi asnjëherë akuzat, dhe do të shpërthente në lot brenda sallës së gjyqit.

“Kam 21 vite shofer në FNSH. I kam shërbyer shtetit me zemër e me mendje. Kam gruan të sëmurë dhe vajzën e sëmurë po ashtu me sëmundje të keqe në kokë.
Kam vajzën tjetër të vogël që s’ka kush ma çon në shtëpi. S’kam marrë asnjë shpërblim. Kam shtëpinë pa pllaka. E ndjej veten shumë të rënduar aq sa të vras veten. Janë akuza te shpifura. S’kam bukë në shtëpi. Edhe një shpërblim që mora kam shlyer borxhet dhe energjinë.

S’kam patur lekë t’i paguaj vajzës ilaçet. Nuk i përkas asaj kategorie. I kam çuar një shoku nje thes miell se s’kishte me çfarë e merrte dhe i thashë mos më thuaj më ashtu se kushedi si merret, në rregull më tha. Si qenka, unë kam folur me një në lagje. Kam qenë në shërbim më përpara dhe sa shkova ne shtëpi duke ngrënë buke më arrestuan. Jam shume i zhgënjyer me këtë që më është bere. Më falni për shqetësimin”, deklaronte Loci në 2017-tën.

 

Etiketa: ardian lociardian loci shperdorim detyrearrestohet ardian lociefektivi i fnsh
Pas

Masakër në Meksikë/ Kartelet e drogës vrasin 9 persona, mes tyre 6 fëmijë

Para

Qëlloi me armë zjarri në ajër, prangoset 21 vjeçari

Para
Drogë në makinë, kush është 29-vjeçari i arrestuar në Sarandë (EMRI)

Qëlloi me armë zjarri në ajër, prangoset 21 vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.