Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Shtetasi K.V, banues në Laç, Kurbin në lagjen nr. 5 ka qëlluar disa herë me armë. Gjatë kontrolllit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Njoftimi zyrtar:
Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin.
Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
(K.H/Faxweb.al)