Policia ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur në aksin Lezhë_shkodër ku mbeti I vdekur një person që po udhëtonte me motor dhe që u përplas nga një automjet.
Sipas policisë, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën emri i drejtuesit të të cilit që mbeti edhe viktime Faxweb.al mëson se është Zef Stenaj 61-vjeç.
Policia njofton se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)