Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre në vendin e njohur si “Pusi i Shytit”. Mësohet se një automjet është përplasur me një motorçikletë e për pasojë ka mbetur i vdekur një person për të cilin raportohet paraprakisht se është drejtuesi i motorrit.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti dhe mosha e viktimës ndërsa pritet që për ngjarjen e rëndë të këtë detaje pas zbulimeve që do të bëjë grupi hetimor.
Gjithashtu janë të panjohura edhe shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti por dyshohet se makina tip “Ford” ka përplasur motorrin teksa po bënte një parakalim. Drejtoesi i motorrit mësohet se ka mbetur i vdekur në vend për shkak të përplasjes së fortë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)