16:02 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Foto/ Njëra u betua te presidenti, tjetra te noterja, Vorpsi dhe Xhaferllari mbërrijnë “pa gdhirë” në Kushtetuese

08:21 | 15/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Foto/ Njëra u betua te presidenti, tjetra te noterja, Vorpsi dhe Xhaferllari mbërrijnë “pa gdhirë” në Kushtetuese

Ende pa shkuar ora 8 e mëngjesit të sotëm, në godinën e Gjykatës Kushtetuese kanë mbërritur Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari, të cilat janë emëruar dhe dekretuar, njëra nga KED dhe tjetra nga presidenti për të njëjtin post.

Gazetarja e Fax News Jonalda Zelka ka tentuar që të marrë një prononcim prej tyre, po asnjëra nuk ka pranuar që të përgjigjet, duke e lënë enigmë atë që do të vijojë më pas, dhe cila prej tyre do të marrë dhe japë vendime në emër të Kushtetutës së Shqipërisë.

Marsida Xhaferllari, së bashku me Elsa Toskën dhe Fjona Papajorgjin, u betuan pasditen e djeshme në Presidencë, përpara Ilir Metës, ndërsa Arta Vorpsi zgjodhi që të kryente betimin se do të ishte në mbrojtje të Kushtetutës pranë një notereje, akt i cili që paradoksialisht bie ndesh me nenin 129 të vetë Kushtetutës.

Arta Vorpsi ka shërbyer për disa vite me radhë si këshilltare në Gjykatën Kushtetuese, dhe prania e saj në godinë mund të lidhet edhe me këtë funksion të sajin.

Mbetet  paqartë si do të zgjidhet ngërçi i këtij pozicioni, ndërsa Meta u shpreh prerë dje se sipas tij Xhaferllari është anëtare me të drejta të plota e Gjykatës Kushtetuese.

Marsida Xhaferllari në Kushtetuese
Pas

Asnjë rezistencë nga banorët, IKMT nis prishjen e dhjetra banesave në Astir (VIDEO)

Para

Gjendet një person i vdekur te zona e Brrylit, çfarë thotë Policia për ngjarjen (Foto nga vendngjarja)

Para
Gjendet një person i vdekur te zona e Brrylit, çfarë thotë Policia për ngjarjen (Foto nga vendngjarja)

Gjendet një person i vdekur te zona e Brrylit, çfarë thotë Policia për ngjarjen (Foto nga vendngjarja)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bizneset e arsimit në krizë: Tkurrja e popullsisë po ul ndjeshëm kërkesën

Turizëm në trafik – Kur rrugët zhbëjnë suksesin

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Kosovë/ Rizgjidhet kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Serbia njofton pranimin e parave të para nga Plani i Rritjes

Tiranë/ Abuzoi me 11-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg i riu

Khamenei përzgjedh 3 pasardhës në rast atentati, djali i tij mbetet jashtë listës

Telefonata mes Macron dhe homologut iranian, reagon presidenti francez

Arrest në Sarandë, hajduti serial grabiste makinat e pushuesve

Posedonte kokainë, arrestohet 31-vjeçarja në kryeqytet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.