00:43 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja me policinë në Elbasan, Suel Çela shpallet i pafajshëm

14:21 | 20/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Seanca për Suel Çelën, gjykata kërkon ndihmë nga Interpol pas deklaratave të të atit

Suel Cela

Gjykata për Krime të Rënda shpall të pafajshëm Suel Çelën dhe dënoi me 6 vite burg Enea Bekteshin dhe 5 vite burg Klement Xhaferrin.

Sipas gjykatës, Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në Tregun Agroushqimor në Elbasan. Prova e gjetur në automjetin Audi, cigarja, nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes Suel Çela.

Të gjitha provat ndërkohë tregojnë se Enea Bekteshi ka qenë në makinën Audi i vetëm dhe ka gjuajtur në drejtim të efektivëve, por pa ndihmën e askujt, gjë që përjashton akuzën e grupit të strukturuar kriminal.

Bekteshi akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe prodhim narkotikësh, ndërkohë që Xhaferri akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i qëndrimit.

Incidenti, nga i cili u publikuan dhe video shkaktoi një reagim të madh në radhët e strukturave të policisë së Shtetit duke u bërë lajmi kryesor në mediet shqiptare.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi” A8, goditi makinën e patrullës së policisë, brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi, që po shoqëronte për verifikim në komisariat një “Range Rover” me vlerë 100 mijë euro.

Etiketa: enea bekteshisuel cela
Pas

I kërkoi favore seksuale studentes për ti kaluar provimet, lirohet nga burgu pedagogu në Elbasan

Para

Godet dhe kanos punonjësit e policisë, arrestohet 27-vjeçari nga Lezha

Para
Grabiti bankën në Zvicër, kapet nga Policia shqiptari i armatosur

Godet dhe kanos punonjësit e policisë, arrestohet 27-vjeçari nga Lezha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.