10:55 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Hyri në monopolin e Ramës”, Malltezi: Seks me diplomatët e huaj, produkt ekskluziv i…

19:43 | 24/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Hyri në monopolin e Ramës”, Malltezi: Seks me diplomatët e huaj, produkt ekskluziv i…

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka komentuar arrestimin e Hermes Nikës njohur ndryshe si “Zogu I Tiranës”, pasi dyshohet për përfshirje në shfrytëzim prostitucioni.

Malltezi ka publikuar një lajm ku tregohet se Nikaj përfitonte 700 Euro nata dhe shumë prej klientëve të zgjedhur ishin edhe diplomatë të huaj.

Zyrtari i PD-së  shprehet se i arrestuari e paska pësuar se hyri në monopolin e kryeministrit Rama duke e quajtur product ekskluziv të këtij të fundit dhe të ‘Mjaft’-it.

“Ky zogu e paska pesuar se hyri ne monopolin e Rames: seks ne grup me diplomatet e huaj eshte produkt ekskluziv i Rames dhe Mjaftit”, shkruan Malltezi.

Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar për arrestimin e Hermes Nikajt, të njohur edhe si “Zogu Tiranës”. Pas një hetimi gati 1-vjeçar, është finalizuar operacioni “Your Turn”, që ka çuar në arrestimin e Nikajt dhe 3 personave të tjerë. Në gjendje të lirë janë proceduar dy shtetase 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

4 personat janë arrestuar në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“.

Hermes Nikaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.
A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.
A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Nga hetimet e deritanishme të kryera rezulton se Hermes Nikaj, siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 fuoristrada të markës BMW, 10 aparate celular të markës I-Phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.

Arrestimi i Hermes Nikajt, policia jep informacionin zyrtar: Në pranga 4 persona, mes tyre edhe një femër

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: hermes nikajJamarber Malltezizogu i tiranes
Pas

I plas arma në dorë/ 21-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës, Policia e procedon penalisht

Para

VIDEO EPIKE/ “Më falni për shprehjen”, nuk përmbahet dot Basha: Duhet të kishim qenë më ‘kopila’

Para
VIDEO EPIKE/ “Më falni për shprehjen”, nuk përmbahet dot Basha: Duhet të kishim qenë më ‘kopila’

VIDEO EPIKE/ "Më falni për shprehjen", nuk përmbahet dot Basha: Duhet të kishim qenë më 'kopila'

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Po na bombardojnë vazhdimisht!” Rusia avancon në Sumy, Zelenski ndryshon kupolën ushtarake

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës! Mbërrijnë në Shqipëri Astrit Prenga dhe vëllai i Gëzim Shullanit, do merren në pyetje nga policia britanike

Vendosje e paligjshme e pajisjeve të plazhit, nis aksioni për lirimin e hapësira publike në Shëngjin

Zhduket 75-vjeçari në Korçë, bashkëshortja: U largua nga banesa…

“Defender 25” vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

Jessie J diagnostikohet me kancer gjiri

Vrasja e 29-vjeçarit në Durrës! Policia: 5 shtetas të përfshirë në ekzekutimin e të riut, identifikohen shtetasit që kanë siguruar kushtet për…

Mbërrin në Sarandë anija luksoze “SeaBourn Encore” me 570 turistë në bord

Konkursi për ‘rijetësimin’ e rezidencave qeveritare/ Rama: T’i kthejmë në funksion me interes publik, zhvillojmë një strukturë të re financiare për shtetin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.