Rreth 14 orë pas rënies së tërmetit një grua është nxjerr e gjallë nga rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës.
Diena Meçaj Karanxha 30 vjeçe është dërguar mënjherë në spitali për ndihmë mjekësore por nuk ka arritur të mbijetojë. Ndërkohë kujtojmë vajza e saj 8-vjeçe u njerr e pajetë nga rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës.
“Pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Rreth 2 orë më parë, Renea nxorri edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”, njoftonte Policia më herët.
Familja Karanxhaj ka pesuar nje tragjedi te vertete, duke qene se pak kohe me pare Diena kishte humbur bashkeshortin, ndersa sot humbi vajzen dhe ju bashkua familjes edhe vete. Dhimbje.
Ne vitin 2015 ajo kishte lene nje shenim ne Facebook dedikuar bashkeshortit te saj qe kish nderruar jete.
“Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e nje bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”, shkruante ajo.