Ministria e Mbrojtjes njofton se sapo janë nxjerrë nga rrënojat dy trupa të tjerë të pajetë. Sipas ministrisë, trupat i përkasin nënë e bir, Dolora dhe Klaus Reçi.
Trupat e pajetë janë nxjerrë nga pallati 6-katësh i shembur në Durrës nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4.
Ndërkohë pak më parë një tjetër trup i pajetë është nxjerrë në pallatin 6 katësh në Durrës. Bëhet fjalë për Rozeta Meçajn, 59 vjeçe e cila është gjetur e pajetë nën rrënojat e pallatit.
Rozeta Mecaj është mamaja e Diena Mecajt, 30 vjeçares që nderroi jetë në spital, dhe gjyshja e 8 vjeçares që u gjet e vdekur.
Ndërkohë, numri i viktimave të tërmetit të djeshëm 6.4 ballë ka shkuar në 33.
Në Durrës kanë humbur jetën:
1- Amelia Lala, 8 vjeç
2- Esiela Karanxha, 8 vjeç
3- Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç
4- Sadik Qato, 85 vjeç
5- Isah Abazi, 29 vjeç
6- Flatar Zenelaj, 64 vjeç
7- Eviola Broshka, 28 vjeç
8- Kristi Reçi, 24 vjeç
9- Sehadete Lala, 79 vjeç
10- Djena Karanxha
11- Eduart Reçi
12- Shemsedin Abazi
Në Krujë:
1. Ariela Lala 4 vjeç
2. Bukurije Leka
3. Erisa Cara
4. Fatmira Cuka 44 vjeç
5. Selvie Lala 77 vjeç
6. Saimir Greku
7. Kristjan Preçi 26 vjeç
8. Sardi Cuka 18 vjeç
9. Hajrie Vata 65 vjeç
10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
11. Drita Cakoni 58 Vjeç
12. Pëllumb Greku 57 Vjeç
13. Çelike Grupieku 57 Vjeç
14. Hajredin Çupi, 66 Vjeç
15. Kastriot Cakoni
Ndërsa në Lezhë:
Marjan Preçi 25 vjec – u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.