Një banorë që është prekur nga tërmeti që ka tronditur vëbndin mëngjesin e djeshëm duke shkaktuar dhjetra viktima e qindra të plagosur, ka folur për Fax News ku ka treguar situatën në të cilën ndodhet familja e tij.
Ai shprehet se po qëndrojnë momentalisht nëpër çadra ndërsa tregon se pret që tii thopnë se ku do të zhvendosen.
Nga ana tjetër ai shprehet se nuk do të largohet nga Durrësi nëse i kërkohet diçka e tillë pasi do të qëndrojë pranë fëmijëve dhe të afërmve.
“Shpresojmë të mos ketë më tërmete, unë nuk lëviz nga Durrësi, do të qëndroj këtu se kam fëmijët dhe të afërmit. Uroj të mos ketë më tërmete, mbi të gjitha të jemi mirë, çfarë të them.m. Jemi disi të tronditur”, tha qytetari për gazetaren Lediona Xheladinaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)