Shumë banesa janë shpallur të pabanueshme në disa qytete të vendit, pas tërmetit të 26 nëntorit.
Gazetari i FaxNews, Martin Marku ka qënë në Laç, ku ka intervistuar një banore e cila shprehet se pallati ku ajo banon ka pësuar shumë dëmtime. Ajo tha se vuan nga kanceri dhe se ka kryer 21 operacione.
“Duam një garanci për vete dhe fëmijët tanë, a është e lejuar të jetojmë këtu. Nuk mund të jetojmë dot këtu prej fëmijëve tanë. Nuk jemi keq për të hëngër dhe për të pirë. Kryetarja e Bashkisë tha se do të sjell inxhinierët. Unë po rri rrugëve në çadër, jam e sëmurë. Jam e operuar 21 herë, jam me kancer, ndërsa burrin e kam në burg, kam dy fëmijë. Vazhdojë ende me kimioterapi.”
Ndërsa një banor tjetër shprehet se është invalid, dhe thotë se Bashkia i ka thënë të futen brenda në banesa.
“Unë jam invalid, ku do të shkojë në çadër? Bashkia më ka thënë futuni brenda se ska asgjë. Mirë vetë jam duke u futur, por fëmijët nuk i fus dot. “
Siç shihet edhe në fotot e siguruara, banesat duken që kanë shumë dëmtime.
(K.H/Faxweb.al)