12:04 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prindër! Kujdes fëmijët çfarë shikojnë në rrjetet sociale, në profilin e kryeministrit mund të pësojnë drama (Video+Foto)

15:23 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prindër! Kujdes fëmijët çfarë shikojnë në rrjetet sociale, në profilin e kryeministrit mund të pësojnë drama (Video+Foto)

Ditën e sotme janë zhvilluar homazhe në familjet e viktimave të mbetura nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit që shkaktoi dhjetra jetë të humbura dhe qindra të plagosur.

Ndërkohë në këto ceremoni kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të politikës ndërsa kryeministri Edi Rama i ka trajtuar live të gjitha vizitat që ka bërë në familjet e viktimave por edhe gjatë varrimit të të ndjerëve.

Në homazhe pranë familjeve ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha por që ka preferuar të mos publikojë në rrjetet sociale apo në media asnjë pamje të vizitave të tij.

Ndërkohë ajo çfarë duket me të vërtetë shqetësuese ka të bëjë me faktin se në profilin e Facebook të kryeministrit Rama, shihen pamje me të vërtetë të rënda, ku përfshihen familjarët e viktimave që vajtojnë të afërmit e tyre e deri tek momentet e dërgimit të trupave të pajetë në banesën e fundit, madje edhe momentet kur njerëzit e pranishëm hedhin nga një grusht dhe.

Ndërsa kjo faqe virtual ndiqet nga mbi një million njerëz, domosdo që mes këtyre ka edhe fëmijë e të mitur ndërsa u mbërrijnë njoftimet e postimeve të tilla të kryeministrit të vendit.

Është shumë e rëndësishme që prindërit e tyre të tregohen të kujdesshëm me fëmijët e tyre rreth asaj çfarë ata ndjekin në rrjetet sociale, pasi mund të marrin informacione dhe pamje të rënda dhe me pasoja edhe nga një zyrtar aq i lartë i Shtetit Shqiptar, ç’ka mund të kenë pasoja psikologjike por jo vetëm.

Kujtojmë se pas tragjedisë së 26 Nëntorit, Rama paralajmëroi, madje i kërcënoi mediat se do ti mbyllte deri në një moment të dytë nëse ato publikojnë pamje nga mënyra se si po menaxhohet situata pas-tërmetit, me argumentin se po përhapin panik.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ceremonia e varrimitedi nramafemijethomazhetmbyllja e mediaveSali Berishathumane
Pas

FOTO/ “Jetoj vetëm me fëmijët, burrin e kam në burg”/ Gruaja me kancer: Banesa ka shumë të çara

Para

BE reagon pas tërmetit tragjik: Javë pikëllimi, ndihmë për sa kohë të jetë e nevojshme

Para
I mbijetuari i vetëm i familjes Lala, Reuters shkruan për 17-vjeçarin: I shpëtoi jetën lavatriçja

BE reagon pas tërmetit tragjik: Javë pikëllimi, ndihmë për sa kohë të jetë e nevojshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendosi t’i japë më shumë armë Ukrainës, reagon Kremlini: Ky është biznes

Vrasja e Renis Dobrës, policia jep detaje nga krimi i rëndë: Kush janë 4 autorët e dyshuar të krimit

Të paktën dy të vdekur në sulmin e ri rus me 400 dronë dhe raketa balistike në Ukrainë

Berisha ngre alarmin: Kartelet e drogës mund të përfaqësohen në delegacionet e BE-së, për shkak të lidhjeve me Ramën

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 21-vjeçarja shqiptare në Gjermani

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Berisha: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë në Europë dhe një prodhues masiv emigrantësh

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra, 3 ende aktive

Foto/ Vrasja në Shkopet, dy vëllezër nga Tropoja nën hetim për ngjarjen

Berisha në konferencën për integrimin në BE: Prioriteti ndaj stabilokracisë i hap rrugën autokracisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.