20:11 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mbërritja në Milano, debutimi, kontrata; ja detajet e rikthimit të Ibrahimovic

09:35 | 27/12/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbërritja në Milano, debutimi, kontrata; ja detajet e rikthimit të Ibrahimovic

Konfirmimet zyrtare ende mungojnë, por tani duket se nuk ka më vend për dyshime: Zlatan Ibrahimovic do të jetë së shpejti lojtar i Milanit. Kampioni suedez i ka larguar dyshimet e tij të fundit dhe ka vendosur të rivishet kuqezi.

Milanistët, pra, janë të ngazëllyer në këtë fundviti, sepse po marrin dhuratën e shumëdëshiruar për festa. Në mënyrë të pashmangshme, sulmuesi 38-vjeçar do të jetë një nga goditjet më të rëndësishme të merkatos së dimrit. Që tani, pritshmëritë për ta parë sërish Ibrën në Itali kanë kapur majat.

Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, Ibrahimovic nuk ka gjasa të jetë në Milano të hënën, as me rifillimin e stërvitjes nga kuqezinjtë. Ka më shumë të ngjarë që ai të jetë në gjendje të zbarkojë në qytet mesjavën tjetër dhe pastaj menjëherë të vihet në dispozicion të Stefano Pioli.

Ibra, i cili është stërvitur rregullisht javët e fundit, edhe pse pa ekip, pritet të grumbullohet për ndeshjen kundër Sampdoria, por dita më e mirë për debutimin e ri në “San Siro” duhet të jetë 15 janari, kur kuqezinjtë do të përballen me SPAL në Kupën e Italisë.

Në pritje të zbarkimit të tij në Milano, mësohet se gjiganti suedez do të jetë nën kontratë deri në qershor, por shanset që qëndrimi i tij të vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm janë shumë të larta. Ky rinovim do të varet nga paraqitja e tij. Ibrahimovic do të fitojë rreth 3 milionë euro ndërmjet janarit dhe qershorit 2020, ndërsa 4.5 milionë të tjera do të duhen për ta mbajtur atë deri në verën e vitit 2021.

Pas

A është Arben Kraja prokuror i komunizmit? Reagon KLP: I kemi ndjekur me shqetësim reagimet publike…

Para

FOTO/ Aktorja kapet ‘mat’ me futbollistin e njohur shqiptar

Para
FOTO/ Aktorja kapet ‘mat’ me futbollistin e njohur shqiptar

FOTO/ Aktorja kapet ‘mat’ me futbollistin e njohur shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.