07:43 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A është Arben Kraja prokuror i komunizmit? Reagon KLP: I kemi ndjekur me shqetësim reagimet publike…

09:23 | 27/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjidhen 8 anëtarët e rinj të SPAK me mandat 9-vjeçar, kush janë prokurorët që pritet të “shkundin” dosjet e bujshme

Arben Kraja

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar për herë të parë lidhur me debatet se kreu i SPAK Arben Kraja ka qenë pjesë e hetuesve të komunizmit.

KLP sqaron se të gjithë anëtarët e SPAK kanë kaluar një proces shumë të rreptë filtrimi dhe është verifikuar pastërtia e figurës.

”Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, kanë kaluar me sukses verifikimet e sipërpërmendura. Ata janë pa dyshim njerëzit më të kontrolluar e të testuar në Shqipëri.

Madje, kalimi i këtyre testeve ka qenë një parakusht për të marrë pjesë në garën e organizuar nga Këshilli për përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Më tej prokuroret e SPAK janë përzgjedhur midis shumë të tjerëve në një proces konkurrues dhe transparent.

Të gjithë faktorët që parashikon ligji për kontrollin e figurës së prokurorëve janë kontrolluar në detaje. Pretendimet që ngrihen nuk janë ligjore por mendime të cilat në asnjë rast nuk mungojnë në diskursin publik. Ato janë gjithnjë të mirëpritura por nuk janë kurrsesi shkas për ngritjen e dyshimeve mbi legjitimitetin juridik e moral të prokurorëve të SPAK”, deklaron mes të tjerave SPAK.

REAGIMI I PLOTË I KLP: 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur reagimet publike që kanë shoqëruar krijimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe zgjedhjen e kreut të saj. Në çdo rast ne priremi t’i konsiderojmë këto reagime si tregues të shqetësimeve të opinionit publik, të cilat meritojnë vëmendjen tonë.

Duam të kujtojmë se procesi i përzgjedhjes së prokurorëve të SPAK zgjati plot 9 muaj. Në përfundim të atij procesi konkurrues e transparent, ne jemi të bindur se kemi bërë më të mirën për të garantuar suksesin thelbësor të SPAK përmes përzgjedhjes të prokurorëve më të mirë.

Nga ana tjetër, në një përpjekje për të krijuar atmosferën e duhur të besimit tek institucioni i ri, ne kemi bërë çmos për ta përfshirë publikun dhe të gjithë faktorët institucionalë në proceset vendimmarrëse të Këshillit për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme.

E kuptojmë se e shkuara personale dhe profesionale e prokurorëve të SPAK është e rëndësishme për suksesin e tyre dhe të institucionit. Po ashtu ne e kuptojmë se suksesi i SPAK nuk do të përcaktohet thjesht dhe vetëm nga avantazhet procedurale dhe organizative të tij në krahasim me strukturat pararendëse. Imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku i gjerë janë gjithashtu thelbësorë.

Pikërisht në funksion të garantimit te këtij besimi, pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë, Shqipëria, ndër vite ka miratuar ligje dhe ka ngritur institucione të specializuara të cilat hedhin dritë mbi të kaluarën e prokurorëve të SPAK. E kaluara e tyre është hetuar imtësisht në 4 rrafshe:

(i) Është verifikuar nëse kanë bashkëpunuar me strukturat famëkeqe të ish – sigurimit të shtetit në periudhën 29.11.1944 deri në 02.07.1991;

(ii) Është verifikuar nëse kanë pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar gjatë periudhës së punës si prokurorë;

(iii) Është verifikuar nëse pasuria e tyre është e ligjshme; dhe

(iv) Është verifikuar nëse aftësitë e tyre profesionale janë të përshtatshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit.

Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, kanë kaluar me sukses verifikimet e sipërpërmendura. Ata janë pa dyshim njerëzit më të kontrolluar e të testuar në Shqipëri.

Madje, kalimi i këtyre testeve ka qenë një parakusht për të marrë pjesë në garën e organizuar nga Këshilli për përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Më tej prokuroret e SPAK janë përzgjedhur midis shumë të tjerëve në një proces konkurrues dhe transparent.

Të gjithë faktorët që parashikon ligji për kontrollin e figurës së prokurorëve janë kontrolluar në detaje. Pretendimet që ngrihen nuk janë ligjore por mendime të cilat në asnjë rast nuk mungojnë në diskursin publik. Ato janë gjithnjë të mirëpritura por nuk janë kurrsesi shkas për ngritjen e dyshimeve mbi legjitimitetin juridik e moral të prokurorëve të SPAK.

Prokurorët e SPAK meritojnë mbështetjen dhe besimin e të gjithëve deri në provë të kundërt.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Arben Krajaarben kraja klp
Pas

Gruaja e zënë gushtë: Bashkëshorti im dëshiron të krijojmë familje, por kam mbetur shtatzënë me shefin

Para

Mbërritja në Milano, debutimi, kontrata; ja detajet e rikthimit të Ibrahimovic

Para
Mbërritja në Milano, debutimi, kontrata; ja detajet e rikthimit të Ibrahimovic

Mbërritja në Milano, debutimi, kontrata; ja detajet e rikthimit të Ibrahimovic

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump miraton planet për sulm ndaj Iranit

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 34-të për konstituimin e Kuvendit

Vijojnë “shkëmbimet” e raketave gjatë natës, bombardohet spitali në Izrael

Këmbimi valutor sot/Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

SHBA dhe Izraeli drejt një super-operacioni së bashku

Mot i qëndrueshëm dhe ideal për bregdetin këtë të enjte

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.