07:49 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DETAJET/ Dëmet në Tiranë nga moti i keq, te Komuna e Parisit shembet streha e çatisë, një 36-vjeçar dëmtohet në kokë

18:38 | 05/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DETAJET/ Dëmet në Tiranë nga moti i keq, te Komuna e Parisit shembet streha e çatisë, një 36-vjeçar dëmtohet në kokë

Tirana këtë të diel është “pushtuar” nga moti i keq, ku era e fortë ka mbizotëruar gjithë ditën. Për pasojë, nuk kanë qenë të pakta dëmet materiale. Para pak minutash në lagjen “Ali Demi” u rrëzua një pemë dhe shkëputi kabujt elektrikë, duke lënë kështu zonën për disa çaste pa energji elektrike.

Pemë të rrëzuara ka edhe tek “Coin”, tek rruga Perlat Rexhepi, në Kinostudio dhe në Laprakë. Përveç pemës, për shkak të erës janë shembur edhe shtylla të tensionit të lartë, ndërsa situata duket disi më e rëndë tek Komuna e Parisit, pasi është rrëzuar streha e një çatie dhe ka dëmtuar disa mjete.

Sakaq, deri tani një 36-vjeçar në rrugën 21 Dhjetori është dëmtuar në kokë për shkak të shembjes së një llamarine dhe po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Dëmet në Tiranë nga moti i keq:

-Lagja Ali Demi, rruga Milot Shutku është rrëzuar një pemë dhe ka shkëputur kabujt elektrikë.
– Te sheshi “Skënderbej” është rrëzuar pema e Vitit të Ri.
– Tek “Coin” është rrëzuar një pemë dhe ka bllokuar rrugën.
-Rruga e Durrësit përballë “Mullirit të vjetër, ka rënë një antenë nga pallati dhe një shtyllë betoni.
-Mbas Presidencës te pallati që është duke u ndërtuar, disa skela i kanë rënë sipër një mjeti.
-Te Komuna e Parisit te pallatet 2 katëshe përballë “Oslos”, është shembur një pjesë e strehës së çatisë dhe ka dëmtuar disa mjete.
-Rruga Perlat Rexhepi, ka rënë një pemë dhe ka bllokuar rrugën.
-Afër Parlamentit tek shkolla pedagogjike është rrëzuar një shtyllë e tensionit të lartë.
-Rruga Hafiz Ibrahim Dalliu, ka rënë një panel i madh nga pallati dhe ka bllokuar rrugën .
-Rruga Bill Klinton, ka rënë një shtyllë nga era dhe ka dëmtuar një mjet të parkuar.
-Në Kinostudio te kopshti 55 është rrëzuar një pemë e madhe dhe ka bllokuar rrugën.
-Tek Rruga 21 Dhjetori është paraqitur shtetasi Ervin Halili 36 vjeç, i dëmtuar në kokë nga një llamarinë që ka rënë si pasojë e erës.
-Rruga Beqir Luga pallati 25, ka rënë një llamarinë dhe ka dëmtuar një mjet.
-Rruga Sadik Petrela, ka rënë një tabelë rrugore dhe ka dëmtuar një mjet.
-Në Laprakë tek Gjykata e Shkallës së Pare ka rënë një pemë dhe ka dëmtuar telat elektrike.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: 18 doganieretKomuna e Parisitmoti i keqtirane
Pas

Shkuan për ski, humbin jetën 6 turistë dhe plagosen 11 të tjerë

Para

VIDEO/ Kukësi, Korça dhe Erseka zbardhen nga bora, në Durrës rrëzohet pema, ja situata në rrethe

Para
VIDEO/ Kukësi, Korça dhe Erseka zbardhen nga bora, në Durrës rrëzohet pema, ja situata në rrethe

VIDEO/ Kukësi, Korça dhe Erseka zbardhen nga bora, në Durrës rrëzohet pema, ja situata në rrethe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.