20:24 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Fly Ernest”, “Belle Air” dhe “Adria Airways”/ Si shteti shqiptar ka lejuar kompanitë ajrore të zhvasin shqiptarëtme falimentimin e tyre

20:52 | 07/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Fly Ernest”, “Belle Air” dhe “Adria Airways”/ Si shteti shqiptar ka lejuar kompanitë ajrore të zhvasin shqiptarëtme falimentimin e tyre

Falimentimi i një kompanie fluturimi nuk është diçka e re për tregun shqiptar. Dalja nga tregu e “Fly Ernest” vjen pas falimentimit të “Belle Air” dhe “Adria Airways”. Të trija këto kompani fluturimi i lidh jo vetëm dështimi e falimentimi, por edhe qëndrimi skandaloz që kanë mbajtur ndaj qytetarëve.

Ditën e sotme në aeroportin e Rinasit u shkaktua një situatë kaotike, pasi qytetarët që kishin blerë biletat tek “Fly Ernest” për të udhëtuar drejt Italisë, kërkonin me të drejtë rimbursim apo të paktën një sqarim. Por kjo nuk është hera e parë që pasagjerët e tregut ajror vidhen dhe ju shkelet e drejta e rimbursimit të parave të harxhuara për biletat. Një diçka e ngjashme ndodhi edhe në nëntor të vitit 2013, kur kompania më e madhe ajrore në vend “Belle Air” shpalli falimentin.

Falimentimi i saj asokohe u shoqërua me pikëpyetje, dyshime dhe akuza të shumta. Drejtori i përgjithshëm i Aviacionit Civil në atë kohë, Petrit Sulaj, konfirmoi në 2013 se u pezullua licenca e kompanisë “Belle Air”, pasi ajo nuk respektoi kushtet për të transportuar pasagjerët drejt destinacioneve të kërkuara, duke lënë pa këtë shërbim rreth 52 mijë shtetas. Por, sipas tij, kërkesa për shpallje falimentimi e kompanisë “Belle Air” ka qenë surprizë, pasi kjo kompani, në plan-biznesin e dorëzuar pranë kësaj drejtorie për 9 muajt e këtij viti, ka rezultuar me 3.5 milionë euro fitim.

“Nuk e kuptoj se si mund të shpallë falimentin një kompani që rezulton me shifra të tilla fitimi. Ka prenotime deri në muajt e parë të vitit të ardhshëm”, deklaroi Petrit Sulaj në 2013. Por edhe pse prenotimet qenë kryer deri në muajt e parë të vitit 2014, pasagjerët u lanë në mëshirë të fatit pasi “Belle Air” shpalli falimentin për shkak të borxheve të shumta.

Pas “Belle Air”, radha ishte e “Adria Airways”, e cila falimentoi në 30 shtator të vitit 2019. Kompania sllovene i ndërpreu fluturimet që në datën 23 shtator për shkak të mungesës së likuditetit, ndërsa në fund të muajit ka paraqitur kërkesën për falimentim në gjykatë. Dalja e saj nga tregu shkaktoi dëm tek të paktën 10.000 klientë.

Së fundmi, grupit i është bashkuar edhe kompania “Fly Ernest”. Borxhet kanë fundosur kompaninë ajrore, e cila ka ndërprerë fluturimet dhe ka shpallur falimentin. Por edhe pse licenca iu ndërpre që në 29 dhjetor, kompania vijoi të fusë lekë në xhepin e saj duke prerë bileta për qytetarët për udhëtime deri në 13 janar. E për këtë grabitje tani askush nuk dëshiron të mbajë përgjegjësi sepse pasagjerët u lanë në mes të aeroportit në pritje, ndërsa askush nga “Fly Ernest” nuk ishte i pranishëm për t’i sqaruar për gjithçka ndodhi.

Sipas të drejtave të pasagjerëve të ajrit në Bashkimin Evropian, sqarohet se nëse udhëtimi  anulohet ose qytetari arrin në destinacion tri orë me vonesë nga ajo që parashikohet në biletë, atëherë ai mund të kërkojë të drejtë për kompensim nga 250 – 600 euro, në varësi të distancës.

Ndërsa në faqen zyrtare të “Tirana International Airoport”, thuhet se pasagjerët kanë të drejtën e kompensimit me të njëjtën masë me atë të ofruar kur ju është mohuar imbarkimi, nëse nuk janë informuar për anulimin të paktën 14 ditë para fluturimit, ose nëse ju është ndryshuar itinerari shumë pranë fluturimit, ose nëse linja ajrore mund të provojë se anulimi është shkaktuar nga rrethana të jashtëzakonshme.

Përveç kësaj linja ajrore duhet t’ju ofrojë një zgjedhje midis rimbursimit të biletës tuaj brenda shtatë ditëve dhe ndryshim itinerari duke ruajtur destinacionin tuaj final dhe kushte të ngjashme fillestare. Por mesa duket këto të drejta shkelen nga kompanitë ajrore sepse i lënë pasagjerët në mëshirë të fatit.

Por në një treg pa rregulla, si ky i yni ku periodikisht shfaqet një kompani ‘low cost’ që nuk është dhe aq ‘loë’ që rrëmben të gjithë tregun, vendos destinacionet, datat, kushtet madje i ndërron këto të fundit sa herë të dojë dhe në fund mashtron mijëra pasagjerë shqiptarë duke i braktisur pa asnjë shpjegim lindin pyetjet:

Po shteti shqiptar ku është (për të disatën herë)?

Pse sërish pas 6 vitesh që nga precedenti ‘Belle Air’ asnjë masë detyruese nuk është marrë ndaj kompanive për të garantuar paprekshmërinë e xhepit dhe të drejtës për të lëvizur të shtetasve shqiptarë?

Në një përplasje verbale dje në Aeroportin e Rinasit mes një pasagjereje në pritje dhe një polici u zhvillua një dialog shumë interesant mes tyre. Efektivi i kërkonte gruas të largohej nga aeroporti se kompania kishte falimentuar e po krijonte zhurmë dhe se shteti nuk kishte fare lidhje me këtë çështje.

Dhe kjo shpjegon gjithçka, apo jo?!

Etiketa: Adria Airwaysbelle airfalimenton kompaniafly ernestmashtrimi pasagjeret
Pas

Në mesnatë kishte prezantuar emisionin e tij, prezantuesi i BBC-së vdes papritur

Para

Trump e shkarkoi për çështje të sigurisë, Bolton vendos të dëshmojë në procesin kundër Presidentit

Para
Donald Trump shkarkon nga detyra John Bolton

Trump e shkarkoi për çështje të sigurisë, Bolton vendos të dëshmojë në procesin kundër Presidentit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën

Italia në alarm, zgjebja po përhapet me shpejtësi, rastet u shtuan me 750% në tre vjet

Tragjedia ajrore/ Avioni i Air India ra mbi një qendër studentore, shkon mbi 300 numri i viktimave (nacionalitetet)

Alarmi për vetëvrasjet në Shqipëri/Fatjon Softa: Që prej COVID-it, izolimi i tij ka lënë shenjë dhe janë shtuar fenomenet e vetëvrasjes

Mali i Zi miraton vendimin! Ushtria malazeze do të marrë pjesë në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake për Ukrainën

Irani në ‘listën e zezë’ nga Autoriteti i Energjisë Atomike për herë të parë në 20 vjet!

26 vite nga vendosja e 50.000 trupave të NATO-s në Kosovë, Bedri Elezi: Ishte koha e krenarisë, luftuam për të mbrojtur shtëpitë tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.