39-vjeçares Enkeleda Çapoku, e cila u masakrua nga kunati i saj 34 vjeç, Erdet Çapoku, i është dhënë lamtumira për në banesën e fundit.
Burime bëjnë me dije se burrit të saj që është në burg nuk i është dhënë leje për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit, për ti dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortes së tij të ndjerë.
Madje, edhe bashkëshorti i Enkeledës, i cili ndodhet në burg, ishte i frikësuar se i vëllai mund t’u bënte keq gruas e vajzës.
Dëshmitari kryesor është vëllai i vrasësit Ervin Çapoku i cili ka hedhur poshtë pretendimet e Erdetit që tha se e kishte si porosi nga vëllai tjetër ruajtjen e gruas.
“Më datë 27.12.2019 unë kam shkuar për të takuar vëllain që është në burg Eltonin me të cilin kemi biseduar për konfliktin që nusja e Eltonit, Enkelejda kishte me vëllai tonë. Eltoni më tha që “foli Erdetit se ai nuk ka punë me gruan time dhe se Enkelejda e dinte vetë se çfarë bënte, foli se mos na bën ndonjë skandal apo proçkë me Enkelejdën”.-bëhet e ditur të jetë shprehur ai.