14:24 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“S’do të lejojmë një pazar të radhës”, Hajdari mesazh PS-PD: Reforma zgjedhore s’do të bëhet mbi supet e qytetarëve

17:51 | 20/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“S’do të lejojmë një pazar të radhës”, Hajdari mesazh PS-PD: Reforma zgjedhore s’do të bëhet mbi supet e qytetarëve

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari paralajmëroi PS dhe PD se nuk do të lejojë një pazar mes tyre për reformën zgjedhore. Duke mbajtur fjalën në seancën plenare, Hajdari deklaroi se reforma zgjedhore duhet t’u kthejë besimin qytetarëve dhe t’i japë fund krizës.

“Nuk do të lejojmë që reforma zgjedhore të përdoret dhe të bëhet pazari i radhës në kurriz të shqiptarëve. Ne do të kërkojmë sistemin më të duhur për shqiptarët. Kemi nevojë për më shumë mbështetje nga qytetarët dhe duhet të intensifikojmë bashkëpunimin. Ne po jetojmë një krizë të thellë besimi, por kjo është e patolerueshme.

Reforma zgjedhore nuk duhet të jetë më produkt i pazarit të radhës politik mbi supet e qytetarëve, por të bazohet tek vullneti i gjerë për të ndryshuar sistemin dhe për t’u dhënë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur”, tha Rudina Hajdari.

Ajo kërkoi që të ndryshojë sistemi zgjedhor dhe të aplikohet ai me lista të hapura. Sipas demokrates, ky sistem është më i miri për qytetarët.

“Ne duhet të bëjmë çfarë duan shqiptarët dhe t’u japim mundësinë për të zgjedhur. Shumica e shqiptarëve kanë pritshmëri të larta dhe ne duhet t’u përgjigjemi pritshmërive të tyre. T’i kthehemi Shqipërisë dhe t’u japim atyre institucionet.

Duhet të mbrojmë vendin tonë dhe t’i kthejmë vendit shpresën dhe të ndalim sa më parë emigracionin. Shqiptarët duhet të zgjedhin me lista të hapura. E drejta e tyre për të votuar do të rikthehet sërish në këtë Parlament dhe ne do t’ju japim sërish atyre të drejtën e sovranitetit”, u shpreh Rudina Hajdari.

Etiketa: reforma zgjedhoreRudina Hajdari
Pas

I shpallur në kërkim për dëmet nga tërmeti, ish-kreu Aluzinit sfidon policinë, bën homazhe për mikun e tij në Facebook

Para

Dëbimi i diplomatëve iranian, reagon për herë të parë Irani

Para
Dëbimi i diplomatëve iranian, reagon për herë të parë Irani

Dëbimi i diplomatëve iranian, reagon për herë të parë Irani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në Berlin, tymi mbulon qytetin

Ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Zgjidhje e shpejtë dhe efektive e mosmarrëveshjeve në komunitet

Tabaku: Turizmi rritet, por më pak biznese të vogla hapen për shkak të taksave të larta dhe mungesës të konkurrencës së ndershme

67-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj, dyshohet vdekje natyrale

Manja: Zjarret kriminale, kërcënim për turizmin dhe jetën në Lezhë

Vengu: Forcat Komando, 30 vite krenari e Forcave të Armatosura

“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

Sezoni turistik – Policia monitoron zhurmat në zonat turistike në Gjirokastër, bizneset nën kontroll me matës akustik

Hyn në fuqi marrëveshja SHBA-BM për uljen e tarifave për prodhuesit britanikë të automjeteve

Kurti merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit në Shkup

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.