Në qytetin e Korçës disa shtetas sirianë janë dhunuar dhe vjedhur nga 4 persona.
Refugjateve u janë vjedhur telefonat dhe të gjitha vlerat financiare që kishin me vete.
Ngjarja mësohet të kete ndodhut në lagjen 8 të qyteti, për të cilën janë arrestuar 4 persona.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vodhën me dhunë 2 shtetas të huaj, falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë kapen dhe arrestohen në flagrancë 4 autorët e dyshuar të ngjarjes.
Zbulohen dhe dokumentohen edhe 2 vjedhje të tjera me dhunë ndaj të huajve, autorë të dyshuar të të cilave dyshohet të jenë këta shtetas.
Sekuestrohen disa celularë të vjedhur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë patrullimit të tyre kanë konstatuar në qytetin e Korçës, dy shtetas të huaj të cilët i kanë kërkuar ndihmë punonjësve të Policisë, pasi disa shtetas që iu kishin premtuar kundrejt fitimit transportimin drejt Tiranës, i kishin kanosur këta të fundit dhe pasi i kishin dhunuar fizikisht iu kishin vjedhur 3 aparate celulari, 350 euro, si edhe çantat e tyre personale.
Falë veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje konkretisht shtetasve:
- M. R., 19 vjeç, banues në Korçë
- K. D., 20 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë.
- A. G., 19 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë.
- K. I., 19 vjeç, banues në Korçë.
Në vijim të hetimeve të kryera nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimit, dyshohet se shtetasit e mësipërm, janë autorë të dyshuar edhe të dy ngjarjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës, gjatë muajit dhjetor, ku kanë vjedhur me dhunë 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kanë marrë 4 aparate celulare dhe shumën prej 440 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.