08:22 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Misteri i pengmarrjes në Kamëz/ Familjarët ‘kyçin’ gojën, dy pistat kryesore ku po heton policia

10:30 | 21/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Misteri i pengmarrjes në Kamëz/ Familjarët ‘kyçin’ gojën, dy pistat kryesore ku po heton policia

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga pengmarrja si nëpër filma e Jan Prengës në Kamzë, policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë të tij apo të autorëve.

Nëse fillimisht u tha se situata mund të kishte agravuar pas një konflikti të çastit, tashmë kjo pistë duket të jetë rrëzuar nga ana e hetuesve.

Hetimet kanë marrë një tjetër rrjedhë duke qenë se 48-vjeçari nga Puka mund të ketë pasur në konflikte Greqi ose shkak për ngjarjen të jenë bërë dhe te rekordet kriminale të njërit prej vëllezërve, i cili vuan dënimin për drogë në Angli.

Policia ka dyshime se pengmarrja mund të jetë një lloj presioni që autorët e dyshuar duan t’u bëjnë vëllezërve të Prengës, kjo edhe për  faktin se ai u mor peng pikërisht pranë banesave të vëllezërve në Kamzë, në rrugën “London”, teksa shkonte të kujdesej për to.

Ajo që e bën dhe më mistershme situatën është fakti se askush në familjen Prenga nuk ka pranuar që të japë ndonjë intervistë për mediat, dhe tregohen shumë hermetikë, lidhur me shkaqet e kësaj ngjarjeje. Familjarët nuk janë treguar aspak bashkëpunues as me policinë, pasi nuk kanë dhënë informacion mbi të shkuarën e 48 vjeçarit, apo probleme të vëllezërve të tij.

Jan Prenga u mor peng mesditën e së premtes në Kamzë nga 2 persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një makinë “Range Rover” të bardhë, ndërkohë që gjurmët e fundit të këtij mjeti janë pikasur në hyrje të Fushë Krujës.

Pak orë më vonë një makinë e tillë luksoze u gjet e djegur, ndërsa në vendin ku ndodhi pengmarrja dëshmitarët panë gjurmë gjaku, dhe mjetin e Prengës, i cili kishte mbetur me derën e hapur.

 

Etiketa: jan prenga
Pas

Dhunuan dhe grabitën refugjatët sirianë, arrestohen 4 persona në Korçë

Para

Edhe Emiljano Shullazi kërkon lirinë, zbulohet kërkesa e tij për GJKKO

Para
Prokuroria kërkoi 64 vite burg, sot merret vendimi për bandën “Shullazi”

Edhe Emiljano Shullazi kërkon lirinë, zbulohet kërkesa e tij për GJKKO

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat doganore, Brukseli përgatit më shumë lëshime ndaj SHBA-së

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Riaktivizohet sërish zjarri në zonën e malit të Dukatit

SHBA-të rifillojnë dërgimin e armëve në Ukrainë pas pauzës së Pentagonit

Trump pret udhëheqësit afrikanë në një samit historik të fokusuar në tregti

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve gjatë bisedimeve për armëpushim në Gaza, ndërsa negociatat ‘e vështira’ vazhdojnë

Trump njofton një tarifë prej 50% për importet e bakrit

Pogradec/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari

Zjarret në Latakia të Sirisë prekin gati 2,000 familje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.