19:15 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do ta lërë mandatin e deputetit pas kalimit te LSI? Flet për Fax News Gjetan Gjetani

15:42 | 28/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do ta lërë mandatin e deputetit pas kalimit te LSI? Flet për Fax News Gjetan Gjetani

Deputeti Gjetan Gjetani i është bashkuar prej disa ditës Lëvizjes Socialiste për Integrim ndërsa konflikti i tij me kryeministrin Edi Rama, bëri bujë duke qenë se ky i fundit e ‘zhveshi’ deputetin e dalë nga listat e PS-së nga të gjitha atributet politike.

Në një prononcim për Fax News, Gjetani i është përgjigjur interesit për të ditur nëse do ti bashkohet vendimit të grupit të LSI-së për ta lënë mandatin e deputetit apo do të vijojë të qëndrojë në Kuvend.

Deputeti tha se të ishte në dorën e tij nuk do ta braktiste mandatin por theksoi se, ky është një vendim që do ta merrte për të kryesia e partisë ku tashmë ka zgjedhur të aderojë.

Gjetani ka treguar gjithashtu se me Ramën është përplasur sepse sipas tij, nuk ka bërë asnjë investim në zonë e Kurbinit të cilën edhe e përfaqëson ndërsa shton se, vendimi për t’u bashkuar me LSI-në është marrë nga ana e tij pas tërmetit të 26 Nëntorit

“Po të më pyesin mua nuk e lë mandatin, pork y është një vendim që do të merret nga kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është kryesia e LSI ajo që do të vendosë për mandatin tim të deputetit nëse duhet ta mbaj apo jo. Rama nuk ka investuar në zonën e Kurbinit, vendimin për t’iu bashkuar LSI-së e mora pas tërmetit të 26 Nëntorit, aty nisën edhe konfliktet e mia me kryyeministrin”.

Deputeti Gjetani u është bashkuar strukturave të LSI-së në Lezhë pak ditë më parë në një takim ku ishte prezente edhe vetë kryetarja, Monika Kryemadhi.

Gjetani u përjashtua në një komunikim live nga vetë kryeministri Rama në shtator të 2018-s pas disa akuzave të deputetit se Policia e Kurbinit është e paaftë dhe ordinere, duke iu referuar dy vrasjeve të fundit që kishin ndodhur në këtë qytet, duke u marrë jetën dy të rinjve.

Mirëpo sipas kryeministri Rama ky deputet kishte bërë presion që në policinë e Kurbinit të emëroheshin njerëz të afërt të tij, dhe për këtë arsye nuk kishte më vend në PS.

“Sot nuk ka ardhur dhe ka bërë shumë mirë. Nuk ka bërë asnjë punë por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet për të vënë shefa policie në Kubrin. Dhe bën një deklaratë pocaqi aty, nuk duhet të jetë më në PS.

Duhet të jetë mësim për deputetet për të ndarë njëherë e mirë punën nga futja e hundëve nga ndërtimi i shtetit. Se faturat e hajdutëve në hipoteka që janë futur me mbështetje politike dhe farefisnorë nuk i marrin ata që ndërhyjnë por i merr PS. Kush ka në kokë tepsinë, është tradhtar i misionit tonë”, u shpreh asokohe Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Gjetan GjetaniLSI
Pas

A mund t’ju infektojnë me koronavirus pakot që vijnë Kina?

Para

Soreca takon reporteren për Shqipërinë në BE, çfarë u diskutua

Para
Soreca takon reporteren për Shqipërinë në BE, çfarë u diskutua

Soreca takon reporteren për Shqipërinë në BE, çfarë u diskutua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, reagon nënkryetari i sapozgjedhur, Endrit Braimllari

KAS i rrëzoi, PD çon në Kolegjin Zgjedhor tre qarqet e para! Pritet shorti për Korçën, Gjirokastrën dhe Kukësin

Trump: Nëse nuk do ta kisha dërguar Gardën Kombëtare, Los Angeles do ishte djegur

PD kërkoi rinumërim të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

Marina meksikane sekuestron sasinë më të madhe të drogës në vend, kapen 42 tonë metamfetaminë në disa laboratorë

Austri, qeveria shpall 3 ditë zie kombëtare pas sulmit vdekjeprurës në gjimnazin e Grazit

Administrata Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Kryeministri Edi Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta politikanit Bujar Bukoshi

Takimet bilaterale/ Presidentja Osmani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Japoni

PD kërkoi pavlefshmëri të votave për qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.