Virusi vdekjeprurës që ka alarmuar botën po ndan edhe familjet. Një burrë nga Britania thotë se po detyrohet nga autoritetet të lërë pas gruan e tij kineze.
Britanikët do të evakuohen nga qyteti kinez Wuhan nesër dhe do të karantinohen për dy javë në një bazë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht numri i të nga koronavirusi ka shkuar në 132, ndërsa 6 mijë persona janë infektuar.
Mësuesi britanik Jeff Siddle, nga Northumberland, është ndër ata që duhet të evakuohen nga Wuhan me vajzën e tij nëntë vjeçare, Jasmine, por Pekini po e ndalon gruan e tij kineze, Sindy të udhëtojë drejt Britanisë.
54 vjeçari fluturoi në provincën Hubei për të kaluar kohë me familjen e partneres dhe për të festuar Vitin e Ri Kinez. Por tashmë gruaja e tij është bllokuar atje pasi nuk lejohet nga autoritetet.