09:31 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policët e OFL-së ‘zbarkojnë’ në Shkodër, kush janë dy familjet që iu kërkohet deklarim pasurie

13:16 | 04/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policët e OFL-së ‘zbarkojnë’ në Shkodër, kush janë dy familjet që iu kërkohet deklarim pasurie

Foto ilustruese

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar mesditën e sotme në Shkodër, ku ka kërkuar deklarimin pasuror të dy prej familjeve më të fuqishme të qytetit Juglindor, Bajri dhe Doçi.

Familja Bajri në Shkodër, një pjesë e anëtarëve të së cilës ndodhen në burg prej më shumë se një viti, dyshohen për aktivitet kriminal, për vepra kundër jetës së njeriut, përfshirë edhe vrasjen, pengmarrjen dhe gjobvënien ndaj bizneseve.

Ndërkohë familja Doçi është lakuar së fundi, pasi Gentiani një prej djemve të shtëpisë, dyshohet si porositës i pengmarrjes së Jak Prengës në Kamëz, për shkak të prishjes së pazareve për drogërat e forta.

Një ditë më parë OFL vendosi nën sekuestro pronat e familjes Hajri në Shijak, ndërsa sot kërkoi deklarimin pasuror të Ardian Çapjas në Elbasan dhe Lulzim Berishës në Durrës. (Lexo edhe ketu)

OFL tha se këta dy persona kanë 48 orë kohë të bëjnë deklarimin ne tyre pasuror, në të kundërt ajo mund të vendoset nën sekuestro me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Të gjithë këta persona si subjekt i Ligjit Special,  duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: familja bajrifamilja dociofl ne shkoder
Pas

Bëri skena horror nga Pogradeci në Elbasan, zbardhet dëshmia e Almiron Shehut: Po më ndiqte një…

Para

‘Partitë e mëdha nuk duan ndryshime’, lënë në hije kërkesat për një sistem të ri zgjedhor në Shqipëri

Para
Patozi publikon foto nga tryeza e partive politike: Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës

'Partitë e mëdha nuk duan ndryshime', lënë në hije kërkesat për një sistem të ri zgjedhor në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Forca operacionale arreston në Durrës 36-vjeçarin e kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Fruthi shënon shpërthimin më të madh në SHBA që nga 1990: 1,277 raste deri më tani

Fier: Sot gjykata shqyrton kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

Finalizohet operacioni “Wanted”: arrestohet 17-vjeçari i kërkuar për plagosje të rëndë

Veliaj kërkon liri nga burgu, gjykata e lartë vendos në dhomë këshillimi

Rama: Po përfundojmë punimet për korsi të reja në autostradën Tiranë–Durrës

Trump premton më shumë armë për Ukrainën: “Ata Po Goditen Rëndë”

Tragjedi në Teksas: mbi 100 të vdekur nga përmbytjet, mes viktimave dhe fëmijë

SHBA heq HTS-në nga lista e organizative terroriste pas rrëzimit të assadit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, shoferi i taksisë në gjendje kritike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.