Një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në Lumin Gjanicë e cila po udhëtonte nga Fieri drejt Ballshit.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa mësohet se ka humbur jetën një person i cili quhet Gramoz Isufaj rreth 30-vjeç banues në Mallakastër. Burime policore raportuan një emër tjetër si viktimë e ngjarjes duke u bazuar tek pronësia e makinës, por më pas u zbulua se bëhej fjalë për Isufajn.
Paraprakisht raportohet se mjeti është mbuluar nga uji ndërsa oficerët e zjarrëfikëses, ambulanca dhe forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Momentalisht po bëhen përpjekje për nxjerrjen e automjetit nga lumi Gjanicë ndërkohë, siç shikohet edhe në video në ndihmë të autoriteteve kanë mbërritur banorë dhe kalimtarë por duhet përmendur fakti se operacioni po bëhet me mjete primitive.
Mjeti është tip “Ford Fiesta” ngjyrë gri i cili raportohet se ka rënë nga 80 metra lartësi brenda të cilit dyshohet se kanë qenë dy persona.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:45, në aksin rrugor Mallakastër-Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Visokës” është konstatuar një mjet tip “Ford Fiesta” i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Është nxjerë nga uji pa shënja jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi G. I, 35 vjeç, banues në Mallakastër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)