Ka disa ditë që po qarkullon një lajm se Arben Ahmetaj do të zërë vendin e Erion Braçes, në postin e zv.kryeminsitri.
Mediat përmes burimeve thonë se Rama ka ndërmend që të spostojë Braçen në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, por të gjithë këto mbeten ende të pakonfirmuara.
Një reagim epik për këtë e ka pasur imituesi më i mirë i Braçes, aktori Rezart Veleshnja, i cili shprehet në emër të zv.kryeministrit se këto që qarkullojnë janë llafe rrugësh.
Përmes një videoje në rrjetet sociale, ku imiton Braçen, Veleshnja shprehet;
“Në radhë të parë këto janë llafe rugësh, por edhe nëse vjen Beni unë jam aq i egër sa e grij, e ha si një mace, mos bëj gafë ëëë, se të haj”.
Nuk dihet ende nëse Rama do të bëjë ndryshimet që përfliten në qeveri, por me siguri Braçe nuk do të ishte keq edhe në krye të Bujqësisë, sa kohë që është përfaqësues në Kuvend, i banorëve të Divjakës, që është një nga zonat ku zhvillohet më së shumti bujqësia.
Lexo edhe:
Ndryshime në qeveri/ Gent Cakaj e ka prerë biletën. Çfarë ndodh me Arben Ahmetajn dhe Erjon Braçen?