23:45 | 09/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“PD ka të dhëna” Salianji e thotë me emër: Për këtë person policia është urdhëruar që mos ti preket makina e blinduar

11:50 | 12/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U dënua me 1 vit burg, Presidenti Meta pret në zyrë ish-deputetin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në një deklaratë për mediat tha se PD ka të dhëna se policia është urdhëruar që të mos prekë makinë e blinduar të Olsi Ramës.

“Partia Demokratike solli fakte se mjeti i blinduar me të cilin Edi Rama lëviz në shkelje të rregullave, i përket Olsi Ramës. Megjithatë i ashtuquajturi Operacion i Forcës së Ligjit dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse Olsi Rama është i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Partia Demokratike disponon të dhëna të plota se Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targën TR 0370 T.

Makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz si të kishte imunitet diplomatik, njësoj siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, audi AA 003 GB, që përdorej nga trafikantët e drogës së bandës së Habiljave.”- u shpreh Salianji.

Deklarata e politë

Edi Rama dhe ushtari i tij në Minsitrinë e Brendshme, Sandër Lleshaj kanë standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit. Ata urdhërojnë shfaqje propagandistike me bllokimin e automjeteve të blinduara, të pajisur me leje të lëshuara nga vetë policia, por nuk bllokojnë makinën e blinduar të Olsi Ramës.

Partia Demokratike solli fakte se mjeti i blinduar me të cilin Edi Rama lëviz në shkelje të rregullave, i përket Olsi Ramës. Megjithatë i ashtuquajturi Operacion i Forcës së Ligjit dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse Olsi Rama është i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Partia Demokratike disponon të dhëna të plota se Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targën TR 0370 T.

Makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz si të kishte imunitet diplomatik, njësoj siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, audi AA 003 GB, që përdorej nga trafikantët e drogës së bandës së Habiljave.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminsitrit. Jo vetëm për sutomjetin e tij të blondiar, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të dënuar për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Edi Rama duhet t’i japë shqiptarëve edhe një shpjegim tjetër që lidhet direkt me vëllanë e tij, makinën e blinduar të të cilit ai e përdor në shkelje të rregullave dhe i jep imunitetin e të paprekshmit nga polciia.

Në çfarë aferash është përfshirë Olsi Rama dhe çfarë e rrezikon atë, duke e detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e krijuar për mbrojtjen nga goditja me armë zjarri?

Spektakli me makinat e blinduara është një flluskë e propagandës bajate të Edi Ramës. Edhe gjoja spektakli me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar po rezulton një dështim, sepse një kryeministër që ka përdorur paratë e krimit për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur pushtetin nuk mund të luftojë krimin.

Lufta e vërtetë kundër krimit të organizuar do të thotë që Edi Rama të presë vetë këmbët e karriges ku është ulur, por ai nuk ka vullnetin për ta bërë këtë.

E gjithë karriera e tij politike është bazuar tek trafikantët e drogës.

Për 17 vjet me rradhë, 11 vjet si kryear bashkie dhe 6 vjet si kryeministër, Edi Rama ka pastruar para me ta, duke u dhënë leje ndërtimi, koncesione tendera dhe pasuri publike.

Shqiptarët nuk e besojnë Edi Ramën! Ai është produkt i krimit dhe i korrupsionit. I vetmi kundravirus ndaj tij është vota e lirë, janë zgjedhjet e lira e të ndershme!

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: ervin salianjiOlsi Rama
Pas

Video epike/ Rama do e ndërrojë me Ahmetajn, reagon ‘Braçe’: Këto janë llafe rugësh, Benin do e gri fare, mos bëj gafë ëëë!

Para

Video/ Kujtim Gjuzi nxjerr flamurin e qendisur dhe ia jep deputetit socialist, nuk lë mangut as kërcënimin: Do i kërkoj Ramës shkarkimin e…

Para
Video/ Kujtim Gjuzi nxjerr flamurin e qendisur dhe ia jep deputetit socialist, nuk lë mangut as kërcënimin: Do i kërkoj Ramës shkarkimin e…

Video/ Kujtim Gjuzi nxjerr flamurin e qendisur dhe ia jep deputetit socialist, nuk lë mangut as kërcënimin: Do i kërkoj Ramës shkarkimin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Nënshkruhet kontrata me kompaninë serbe për shpërndarjen e energjisë elektrike në veri të Kosovës

Gola dhe spektakël, Interi konfirmon formën e mirë edhe ndaj Udinezes

Mafiozi i ‘Gambinos’ do të lirohet para kohe nga burgu në SHBA: Masakroi 11 persona

Iran: Ka nisur gjyqi ndaj diplomatit të Bashkimit Evropian, i cili është arrestuar prej një viti

Po eksploronte në Malin e Dajtit, turisti gjerman humb rrugën! Pas disa orësh kërkimi u gjet nga efektivët e policisë

Ian McKellen pati një avari për shkak të ‘The Hobbit’ (Për të njëjtën arsye që ne të gjithë e patëm)

Calhanoglou është në listën e Liverpool dhe Chelsea

Netanyahu: ‘Lufta e drejtë’ e Izraelit për ‘eliminimin’ e Hamasit do të vazhdojë

Super-lëngu që ul presionin e gjakut dhe mbron zemrën

Aston Villa kalon dhe Arsenalin, skuadra e Unai Emery bëhet “makthi” i kryesuesve

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.